Shëndetësi

nën202015

FSDKSH, gati draft-kontrata për farmacitë që tregtojnë barna të rimbursueshme, pritet konsultimi me farmacistët

tags: FSDKSH

Në kontratën e re që do të lidhin farmacitë me FSDKSH për tregtimin e barnave të rimbursueshme, ka disa ndryshime krahasuar me një vit më parë. Burime nga Fondi i Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor thonë se ndryshimet kanë të bëjnë me pranimin e recetës së mjekut dhe të tjera që synojnë të eliminojnë abuzimet e mundshme. Në draft-kontratën e re theksohet se kur receta nuk është plotësuar sipas kërkesave të duhura apo është e paplotë, atëherë farmacisti nuk duhet ta pranojë pasi nuk i rimbursohet. Ndërsa, në rastin kur receta është plotësuar gabim, përgjegjësia bie mbi mjekun dhe nuk penalizohet farmacisti.
Një tjetër pikë e re e kontratës është kur në farmaci kapet qoftë edhe një recetë fiktive, farmacisti ndëshkohet me zgjidhje të kontratës për dy vjet me radhë dhe kalon për ndjekje penale. Po kështu, kur në farmaci gjenden punonjës që nuk janë farmacistë, penalizimi është 500 mijë lekë dhe zgjidhje e kontratës. Këto dhe pika të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë më detyrime dypalëshe si të farmacistëve ashtu dhe të FSDKSH gjenden në draft-kontratën e përpiluar për vitin 2016. Sipas burimeve të Farmacist33.al, kjo draft-kontratë do të konsultohet edhe me farmacistët. Ajo i është dërguar Urdhrit të Farmacistëve, ndërkohë që është publikuar edhe në faqen online të FSDKSH dhe priten komente dhe sugjerime të farmacistëve.

Për t'u njohur më gjerësisht me projekt-kontratën mund të klikoni këtu.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC