Shëndetësi

dhj282015

Profesionet e lira sërish në protestë kundër ligjit për kontributet

tags: Buxheti

Përfaqësues të profesioneve të lira si dentistë, farmacistë dhe mjekë të vetëpunësuar, juristë, avokatë, noterë, arkitektë etj., do të protestojnë sot para Kryeministrisë kundër ligjit të miratuar më 17 dhjetor, "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar".
Në njoftimin e tyre të shpërndarë në rrjetet sociale organizatorët e protestës shkruajnë: "Ditën e hënë, datë 28 Dhjetor ora 12 përballë Kryeministrisë. Protestë e Profesionistëve të lirë kundër ligjit falimentues të Sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore për 17 profesione apo mbi 30.000 profesionistë në mbarë vendin".

Edhe pse para se të miratohej në Kuvend, projektligji u ndryshua dhe u vendos që kontributet të mos paguhen në bazë të pagës maksimale siç u tha në fillim, por në një kufi mes pagës minimale dhe asaj maksimale, profesionistët vijuan ta kundërshtojnë atë. Sipas tyre përcaktimi i saktë i pagës nga qeveria (ndonëse duke pasur parasysh  llojin e profesionit, numrin e të punësuarve, nivelin e të ardhurave në sektorin publik, eksperiencën në profesion, statusin e profesionistit dhe zonën ku ai e zhvillon aktivitetin) është absurd dhe çon drejt falimentimit bizneset e tyre. 
Deri më sot profesionistët e lirë paguanin kontribute prej 6556 lekësh në muaj të përllogaritura mbi bazën e pagës minimale./D.GJ.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC