Shëndetësi

nën102017

Ministria e Shëndetësisë: Buxheti për shëndetësinë 49 miliardë e 294 milionë lekë

Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2018 është rritur me 5%  më shumë se një vit më parë apo 2.3 miliardë lekë më shumë. Buxheti i këtij viti përbën 2.988% të PPB. Në këtë buxhet janë parashikuar të mbulohen kontrolli bazë për grupmoshën 35-70 vjeç, rimbursimi i barnave, vizitat te mjeku i familjes dhe mjeku specialist falas kur ndiqet sistemi i referimit. Gjatë vitit 2018 është parashikuar rikonstruksioni i 80 qendrave shëndetësore, rimbursimi i protezave ortopedike dhe neurokirurgjikale, si dhe ndërtimi i një spitali të ri për sëmundjet e brendshme.
Po me këtë buxhet është planifikuar blerja e 32 autoambulancave për Qendrën Kombëtare të Urgjencave si dhe rritja me 5% e pagave të mjekëve dhe infermierëve. Gjatë vitit 2018 do të rritet dhe bonusi për nxitjen e mjekëve specialistë për të shkuar në spitalet e rretheve paga e të cilëve varion nga 200 deri në 250 mijë  lekë në muaj.
Por teksa u raportua në Komisionin Parlamentar të shëndetësisë, ky projektbuxhet u kundërshtua nga deputetë të opozitës, të cilët deklaruan votën e tyre kundër. Sipas Deputetit të PD-së, Tritan Shehu, ky projektbuxhet nuk ka vizion për të përmirësuar cilësinë e shërbimit shëndetësor.
"Ky projektbuxhet nuk tregon se si mund të bëhet shëndetësia falas. Duhen minimalisht 2000 euro shpenzime për frymë ndërkohë që ne e kemi 85 euro për frymë. Më thoni ju kush është formula e artë që mund t"ju çojë në shëndetësi falas, kur ju financime nuk parashikoni, kur ju shtim kontributesh nuk parashikoni?", u shpreh deputeti i PD-së Shehu.

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC