Shëndetësi

dhj42020

Covid 19. Urdhri i Mjekut: Të trajtohen me bonus të posaçëm mjekët që humbin jetën të prekur nga coronavirusi

Mjekët dhe infermierët janë më të riskuarit në këtë situatë pandemie që po kalon vendi, pasi ndryshe nga qytetarët e tjerë, ata infektohen duke sakrifikuar për të tjerët. Deri më tani kanë humbur jetën 15 mjekë në sistemin shëndetësor parësor dhe atë terciar, por këta mjekë kanë lënë pas fëmijë dhe familje që duhet të vazhdojnë jetën edhe pa kryefamiljarin e tyre. Kreu i Urdhrit të Mjekut, dr. Fatmir Brahimaj thotë se Covidi duhet të trajtohet si sëmundje profesionale.

"Qeveria duhet të marrë në konsideratë humbjen e jetëve të mjekëve dhe personelit shëndetësor për shkak të Covidit. Në të gjithë botën po diskutohet që mjekët të kenë një bonus të posaçëm, pasi deri më tani janë vlerësuar si heronj, u janë kënduar këngë e janë duartrokitur, por kjo nuk mjafton", u shpreh dr. Brahimaj.

Në fakt, mjekët janë të parët që janë akuzuar edhe në këtë kohë pandemie, pasi çdo familjar që humb jetën për shkak të Covidit, ia vë shpesh fajin mjekut. Por, mjekët në fakt mbajnë mbi supe të gjithë peshën e rëndë në këtë situatë, bashkë me problemet që ka sistemi ynë shëndetësor apo organizmi dhe koordinimi për të trajtuar pacientët me Covid.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC