dhj292015
FSDKSH, Vjollca Braho emërohet në krye të Fondit
Është emëruar në krye të një ndër institucioneve më të rëndësishme shëndetësore ish-drejtoresha e sigurimeve shoqërore, zj.Vjollca Braho.
Pas dorëheqjes së Astrit Becit për shkak të skandalit të vjedhjes nëpërmjet rimbursimit të barnave, që u konstatua në pranverën e vitit 2015, në krye të këtij institucioni u komandua zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ikonomi.
Zonja Braho duket se vjen në krye të këtij institucioni falë marrëveshjeve politike të qeverisë me PDIU. Braho ka drejtuar për disa vite me radhë Institutin e Sigurimeve Shoqërore si në qeverinë
"Berisha" për të vijuar për dy vite edhe në qeverinë "Rama".
Në këtë periudhë, kur dhe po merr drejtimin e Fondit zonja Braho është duke u punuar për hartimin e listës së re të barnave të rimbursueshme, e cila hyn në fuqi në muajin mars 2016.
Përgatiti: Alma Demiraj