Shëndetësi

jan202016

UFSH sërish në gjyq

Presidentja e UFSH-së ka hedhur përsëri në gjyq revistën Farmacist33 për shpifje dhe fyerje. Pasi u pushua nga gjykatësi padia e parë, sepse UFSH nuk u paraqit në seancën e radhës, UFSH ka paditur përsëri revistën Farmacist33 duke vënë dorë përsëri në paratë e farmacistëve. Është e qartë se avokatja që përfaqëson UFSH-në në këto procese gjyqësore ka një tarifë të caktuar për ndjekjen e tyre.

Ende nuk dihet  se për cilët artikuj është akuzuar kësaj radhe Farmacist33.al, por jemi të bindur që u kjo revistë informon gjithmonë bazuar mbi të vërtetën farmacistët e Shqipërisë.

Deri më tani UFSH ka humbur dy procese gjyqësore dhe është pushuar një tjetër për mosparaqitje. Dy proceset e humbura nga UFSH janë:

1.- Farmacistët pensionistë kundër UFSH për ndryshimet e Statutit  (humbur)

2.- UFSH kundër farmacistëve pensionistë për shpifje dhe fyerje (humbur)

3.- UFSH kundër Farmacist33 për shpifje dhe fyerje (pushuar për mosparaqitje)

Të gjitha sa më sipër janë një abuzim i pastër me paratë e farmacistëve të Shqipërisë, të cilët jo vetëm paguajnë paga të majme për administratën e UFSH-së dhe si rrjedhojë dhe pagën e znj.Toma, por detyrohen të paguajnë dhe avokaten e zgjedhur nga znj. Toma për procese gjyqësore të cilat hapen pa kriter.

Por, sa janë pagat e administratës së Urdhrit? Përse nuk bëhen transparente ato, pasi farmacistët kanë të drejtë ta dinë se sa u kushton atyre Urdhri dhe se si shpërndahen paratë ë tyre. Ku shkojnë ato?

Në faqen zyrtare të UFSH-së thuhet se administrata e UFSH-së ka në përbërje 10 persona (përfshirë presidenten) dhe bazuar në projektbuxhetin e vitit 2016, pagat  për administratën janë rreth 14 milionë lekë. Me një pjesëtim të thjeshtë rezulton se paga mesatare është pothuajse 120.000 lekë në muaj. Por jo të gjitha pagat janë të barabarta , ndaj i bie që disa prej tyre të jenë më shumë se 120 mijë lekë në muaj?
Sa e ka pagën Diana Toma, përse nuk e bën ajo publike?

Ftojmë UFSH të bëjë transparencë me pagat e administratës dhe të publikojë në faqen zyrtare të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e UFSH-së dhe të publikojë jo vetëm strukturën e pagave por dhe vetë pagat e presidentes, asistentes, personit përgjegjës për marrëdhëniet me publikun etj.

 

Redaksia
Farmacist33


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC