Shëndetësi

shk92016

Mjekët, farmacistët dhe dentistët nuk i bashkohen avokatëve në protestë

Ndonëse kundërshtuan bashkërisht vendimin e qeverisë për derdhjen e kontributeve në bazë të pagës maksimale, madje një ditë edhe protestuan për një orë, tanimë duket se pranuan. Kjo pasi  kur bëhet fjalë për të bërë bojkot ashtu sikurse avokatët një ditë më parë, hezitojnë të ndërmarrin një nismë të tillë.
Doktor33.al kontaktoi me Kreun e Urdhrit të Mjekut Dr.Fatmir Ibrahimi, i cili thotë se i mbështet mjekët pasi kjo është një masë shkatërruese për ta.

"Ata punojnë me orë në privat dhe i bie të paguajnë dy herë kontribute. Kjo është një masë shkatërruese nga ana financiare për ta. Por unë nuk mund ti nxis mjekët në protesta pasi e kam të ndaluar me ligj. Është e drejtë e tyre të organizohen ose jo për të protestuar ," shprehet kreu i Urdhrit të Mjekut.

Mjekët kanë dhe sindikata, por edhe ato duken se nuk po ndihen për këtë vendim të cilin individualisht e kundërshtojnë.
Ndërkohë farmacistët nga ana tjetër thonë se janë të gatshëm për të pezulluar punën një ditë në kundërshtim të këtij vendimi, por nuk janë të organizuar. Farmacist33.al tentoi të kontaktonte me kreun e Urdhrit të Farmacistëve, zj.Diana Toma, dhe këshilltarin e saj për të mësuar mbi qëndrimet e Urdhrit, por e pati të pamundur.

Ndonëse vendimi prek të gjithë profesionet e lira, vetëm avokatët reaguan duke kundërshtuar me pezullim të proceseve gjyqësore. Madje as dentistët nuk kanë ndërmarrë asnjë nismë ndonëse e kundërshtojnë atë.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC