Shëndetësi

shk122016

FSDKSH: Lista e re e barnave të rimbursueshme. Po analizohen barnat e reja

tags: BARNA

Që në muajin dhjetor ka nisur puna për hartimin e listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2016. Burime nga FSDKSH bëjnë me dije se kjo listë është duke u hartuar në bazë të propozimeve që bëjnë shefat e shërbimeve sipas nevojave në rritje të pacientëve. Pasi propozimet mbërrijnë në grupin e punës të ngritur për këtë qëllim, përllogariten në bazë të çmimeve që kanë ofruar kompanitë farmaceutike barnat, për të cilat më pas vendoset se cili bar do të rimbursohet 100%, apo në një përqindje më të vogël.

"Po punohet me informacionin e sjellë nga MSH në lidhje me çmimet e barnave 2016.
Njëkohësisht po analizohen të gjitha propozimet për futje të barnave të reja në LBR 2016", shprehen burime të FSDKSH

Lista e re e barnave të rimbursueshme hyn në fuqi në 1 prill. Këtë vit për herë të parë u diskutua që në fund të vitit kalendarik të mos bëhej inventari i barnave nëpër farmaci, por të bëhej në të njëjtën kohë kur hyn në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme.


Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC