Shëndetësi

pri42016

Parashikimi farmakoekonomik: Nga barnat biosimilare kursim me 98 miliardë euro brenda 2020-s

tags: BIOTECH

Nga barnat "kopje" bioteknologjike me kosto të ulët, apo siç njihen ndryshe biosimilarët, Shtetet e Bashkuara dhe 5 tregjet më të mëdha evropiane (Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Spanja) mund të nxjerrin kursime prej 98 miliardë eurosh brenda vitit 2020-ës. Në këtë përfundim del një analizë e zhvilluar nga "Institute for healthcare informatics", e prezantuar së fundi në Londër. Në raportin e Institutit saktësohet se realizimi i kursimeve të tilla varet nga një edukim efektiv i profesionistëve të shëndetësisë dhe adoptimi nga ana e furnitorëve të shërbimeve e strategjive inteligjente (smart) të aksesit në treg.

Mundësia për të prodhuar biosimilarë dhe për të zhvilluar biznese duke shfrytëzuar veprimtarinë e brandeve biotech origjinale po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investuesve, shumë prej të cilëve janë shqetësuar për impaktin e fitimeve të kompanive të mëdha si "Roche" dhe "AbbVie". Ky fenomen në të njëjtën kohë përfaqëson një mundësi për sipërmarrje të specializuara në prodhimin e biosimilarëve, si koreanojugorja "Celltrion" në industrinë e madhe të prodhuese të gjenerikëve të pajisur me "know-how" bioteknologjikë, siç është njësia "Sandoz" e Novaris.   

Parashikimi i cituar më sipër për një kursim prej 98 miliardë eurosh bazohet në faktin se 8 barna të rëndësishme me patentë biotech (mes të cilave adalimumab dhe herceptin) janë të destinuara që të mos e kenë më mbulimin me patentë brenda 5 viteve të ardhshme. Një vlerësim i tillë bazohet në hamendësimin e një ulje mesatare të çmimit për biosimilarë prej 40% por kursimet mund të bien në 74 miliardë euro nëse skontoja do të ishte me 30% apo deri në 49 miliardë në rast të reduktimit të çmimit me 20%.

Pra ka shumë variabla në lojë edhe pse nuk mund të mohohet rritja e interesit për këto barna bioteknologjike gjatë 2 viteve të fundit falë përhapjes më të madhe të antitrupave monoklonalë të sofistikuar, mes të cilave barna me përshkrim ndër më të shiturat në të gjithë botën. Evropa, shkruhet në raport, ka një eksperiencë të gjatë me biosimilarët duke qenë se ka aprovuar të parin e këtyre produkteve 10 vjet më parë... Por orientimi ndryshon gjerësisht nga vendi në vend, sipas kushteve të tregut lokal. Për shembull Gjermania ka pasur sukses të veçantë në stimulimin e përshkrimit të biosimilarëve.
 

 


 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC