Shëndetësi

pri152016

Performanca e farmacistëve dhe aktivitetet e akreditimit gjatë një viti

Programi i dytë i ceritifikimit që nisi një vit më parë ka shënuar një rritje të numrit të profesionistëve të rregjistruar, ku 11.620 profesionistë kanë dosjen individuale elektronike në QKEV me të dhënat përkatëse, aktivitetet e ndjekura dhe numrin e krediteve të njohura. Siç u theksua në një shkrim të mëparshëm farmacistët ishin kategoria me përqindjen më të madhe sa i takon përmbushjes së krediteve krahasuar me mjekët dhe stomatologët për vitin e kaluar.

Lidhur me këtë kategori QKEV ofron këto statistika: Në Shqipëri rezultojnë 2.510 farmacistë, 1819 prej të cilëve kanë marrë kredite mbi detyrimin minimal (pra mbi 5 të tilla), ndërsa 606 të tjerë rezultojnë me 0 kredite gjatë 2015. Ka pasur një rritje të numrit të aktiviteteve të ofruara për farmacistët, por megjithatë për këtë grup profesionistësh ka ende pak aktivitete të targetuara, sidomos kur është fjala për evente të zhvilluara në rrethe të ndryshme të vendit.

Shpërndarje e johomogjene e aktivite disavantazhon profesionistët që nuk punojnë në kryeqytet. Gjatë vitit të kaluar  në Tiranë janë organizuar 203 aktivitete për të gjithë profesionistët, ndërsa në qytete si Tropoja, Lezha, Librazhdi, Ballshi, Kavaja, Saranda, Delvina etj., janë zhvilluar vetëm nga një ose dy aktivitete.  Ofruesi kryesor i aktiviteteve ka qenë Urdhri i Farmacistëve, ndërsa pjesa tjetër nga institucione akademike private e publike, shoqatat, organizatat jofitimprurëse etj. Pjesa më e madhe e krediteve janë marrë nga aktivitete të edukimit në vazhdim të QKEV-së (91%) dhe një numër të papërfillshëm zënë aktivitetet individuale (9%). Numrin më të madh të krediteve farmacistët e kanë marrë nga leksionet (42.2%), nga konferencat (26.8%) dhe nga trajnimet on-line (13.7%).
Nga aktivitetet e monitoruara, QKEV ka refuzuar akreditimin në 2015-ën apo ka ulur numrin e krediteve për 5 prej tyre, pasi aktiviteti nuk ishte kryer në datën e paracaktuar apo sepse ishte përdorur për qëllime komerciale.
 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC