Shëndetësi

maj132016

Lista e barnave të rimbursueshme 2016 hyn në fuqi në 1 qershor

tags: FSDKSH

Për herë të parë lista e barnave të rimbursueshme po miratohet më vonë se vitet e tjera. Por tanimë është fakt se do të hyjë në fuqi në 1 qershor.

Të paktën kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i pyetur nga deputetët në Komisionin e Shëndetësisë.

Kjo vonesë, sipas ministrit, ka ardhur për faktin se është rishikuar lista e mbërritur nga FSDKSH dhe janë shtuar dhe disa barna të reja e më pas është dërguar për të marrë mendimin e specialistëve.

Të mërkurën, në datë 18 maj, lista kalon për miratim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Menjëherë pas miratimit në fletoren zyrtare hyn në fuqi.

Këtë vit listës së barnave të rimbursueshme i bashkëngjiten edhe pajisjet mjekësore si protezat dhe fishat e diabetit.


Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC