Shëndetësi

maj132016

FSDKSH rregulla të reja për përshkrimin e barnave të rimbursueshme

tags: FSDKSH

Pas kontestimit që mjekët e QSUT-së  i bënë kontratës të servirur për ta nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ky i fundit ka bërë disa ndryshime lidhur me përshkrimin e barnave dhe recetat e rimbursueshme. 
1) Kështu sipas rregullores konsulta mjekësore duhet të realizohet nga një komision mjekësh specialistë, por në fakt pacienti këshillohet vetëm me një mjek, ndërsa mjekët e tjerë figurojnë vetëm në letër me firmë edhe vulë pa marrë pjesë realisht në të. Për të lehtësuar burokracitë në plotësimin e recetës për rimbursim, FSDKSH ka vendosur kryerjen e konsultës nga një mjek i shërbimit ose më shumë kur është e nevoja. 

2) Nëse deri më sot receta për rimbursim fillimisht kalonte për aprovim nga drejtoritë rajonale të FSDKSH dhe  Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor dhe vetëm më pas mund të plotësohej  nga mjekët, e gjithë kjo procedurë do të eleminohet më mënyrë që pacientët të marrin trajtimin për një periudhë më të shpejtë. Pra nuk do të ketë më miratim të recetës nga DRF dhe DRSHSUK.

3) Pacientët gjithashtu do ta kenë më të thjeshtë marrjen e trajtimit mjekësor sepse tani rekomandimi nga mjeku i familjes dhe ai specialist do të jenë të vlefshme deri në fund të mjekimit edhe për periudhën e rikontrollit.

4) Nëse deri më tani plani i rimbursimit për secilin mjek bashkë me sanksionet përkatëse ishin lënë nën menaxhim e drejtorive në varësi të FSDKSH, ato nuk do ta kenë më këtë angazhim pas kundërshtimeve të mjekëve lidhur me raste specifike. Fondi është konsultuar me mjekët e çdo shërbimi në QSUT sa i takon këtij aspekti.
Rregullat e reja në kontratë hyjnë në fuqi bashkë me listën e barnave të rimbursueshme më datë 1 qershor 2016.

Burimi: GSH


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC