Shëndetësi

maj232016

Apokalipsi nga antibiotikët: 10 milionë të vdekur në vit në 2050, shifra e frikshme konfirmohet edhe nga një raport britanik

Nëse nuk do të merren masa të domosdoshme, deri në vitin 2050 rezistenca ndaj antibiotikëve mund të jetë shkak vdekjesh më i rrezikshëm se kanceri, duke bërë që 10 milionë persona të humbin jetën çdo vit. Parashikimi kërcënues përfshihet në raportin "Review on antimicrobial resistance" i publikuar më 20 maj, i cili është aprovuar nga qeveria britanike për autoritetet shëndetësore angleze. Një "apokalips farmakologjik" që në të vërtetë mund të jetë më i afërt nga sa mendohet është cilësuar fenomeni në raport.

Sipas Sally Davies (chief medical officer), aktualisht në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara rreth 50.000 persona humbin jetën në vit për shkak të antibiotiko-rezistencës. Një artikull i së përditshmes angleze "The guardian" që është marrë me këtë argument ka parashikuar se sëmundjet infektive si tuberkulozi dhe gonorrea mund të rikthehen të rrezikshme si në 'erën para antibiotikëve'. Statistikat thonë se sot në botë regjistrohen 480.000 raste me tuberkuloz multi rezistent, infeksione që shkaktojnë çdo vit 190.000 të vdekur.

Kryeministri britanik, David Cameron, nuk përdori rrugë të mesme për të komentuar përmbajtjen e raportit: "Nëse do të dështonim në kundërshtimin e këtij kërcënimi, do të përballeshim me një skenar të pamenduar ku antibiotikët nuk kanë më efekt dhe në fakt do të ishte një rikthim në mesjetë sa i takon mjekësisë".

"Kemi arritur nnë jë pikë kritike, - shton Davies, - duhet të veprojmë menjëherë në nivel global për t'i vënë fre rënies së efikasitetit të antibiotikëve". Situata në të cilën ndodhemi sot na detyron të ndryshojmë perspektivë, është e domosdoshme në fakt që si mjekët edhe pacientët të mësojnë të përdorin antibiotikët në mënyrën e duhur.

Udhëzimi është për një përdorim të fokusuar të terapive antibiotike që duhet të përshkruhen vetëm pasi të jemi siguruar për ndjeshmërinë e patogjenit që duhet trajtuar me molekulën specifike. Pacientët, nga ana tjetër, duhet të jenë të mirinformuar për udhëzimet ekzakte në përdorimin e antibiotikëve, të ndjekin me skrupolozitet terapitë e përshkruara dhe të mos i përdorin duke u nisur nga idetë personale.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC