Shëndetësi

maj242016

FSDKSH: Gjobë 500 mijë lekë kompanive për barnat e rimbursueshme që mungojnë në farmaci

tags: Farmaci

Ndonëse kompanitë farmaceutike nxitojnë në periudhën e hartimit të listës së barnave të rimbursueshme për të futur secila barna që u interesojnë kundrejt rimbursimit, pasi bëhen pjesë e kësaj liste shpesh krijojnë vonesa të furnizimit apo dhe mungesa të tyre në treg.

Prej disa javësh nëpër farmaci, një ndër mungesat është medikamenti Bisocor. Ky bar është në listën e rimbursimit  të vitit 2015, e cila vazhdon të jetë në fuqi për shkak të vonesës së miratimit të listës së barnave të rimbursueshme 2016. Farmacistët përgjigjen se është në mungesë, ndërkohë që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor deklaron se :
"Bisocor është bar me rimbursim. Është alternativë e tregtare e tretë në librin e barnave të rimbursueshme. Fondi vendos gjobë 500 mijë lekë të reja në rastet kur në treg mungon alternativa e parë", shprehen burime nga FSDKSH.

Ndërkohë pritet të miratohet në qeveri lista e barave të rimbursueshme për vitin 2016. Ajo pritet të kalojë në mbledhjen e radhës të qeverisë. Në 1 qershor hyn në fuqi lista e barnave të reja që jepen me rimbursim.


Alma Demiraj


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC