Shëndetësi

maj262016

Këshilli i Ministrave miraton listën e barnave të rimbursueshme 2016

tags: BARNA

Është botuar sot në Fletoren Zyrtare lista e barnave të rimbursueshme 2016, pas miratimit të saj nga Këshilli i Ministrave ditën e djeshme, ndërsa efektet e zbatimit të saj fillojnë më datë 1 qershor. 

Barnat e përfshira në këtë listë do të kenë kosto të mbuluar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në masën 50% -100% në varësi të kategorive të trajtimit.

Marzhet e tregtimit për barnat e kësaj liste janë vendosur në masën 8% për tregtimin me shumicë dhe 24% për atë me pakicë.

Ndërkaq është FSDKSH ajo që përcakton kufizimet në përdorim, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e kësaj liste.

Në nenin 7 të vendimit të qeverisë përscaktohet se "nëse gjatë periudhës kur ky projektvendim është në fuqi, ulen çmimet për barnat e paregjistruara të listës ose barnat alternativë e vetme që tregtohen në farmacitë e spitalit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me njoftim të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, reflekton uljen e çmimit të barit në listë. Pulla e kontrollit të barit do të lëshohet pas miratimit të çmimit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor".

Klikoni këtu për të shfletuar listën e barnave të rimbursueshme.
 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC