Shëndetësi

maj312016

Lista e barnave të rimbursueshme, shtohen 55 barna të reja. Beqaj: Cilësia e sigurt

tags: BARNA

Nesër hyn në fuqi lista e re me barnat e rimbursueshme. Ato trajtojnë dhe mjekojnë sëmundshmëri që lidhen me problemet kardiovaskulare, sëmundjet tumorale, ato neurologjike, diabeti dhe sëmundje të tjera. Këtë vit për herë të parë janë përfshirë në listë edhe pajisje mjekësore.

Por cilësia e barnave të rimbursueshme dhe efektshmëria e tyre është diskutuar shumë si nga përfituesit, pensionistët por shpesh dhe nga deputetë të opozitës në Kuvend. I pyetur rreth kësaj çështjeje, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, thotë se është një perceptim i gabuar i krijuar për shkak të uljes së çmimit të barnave.

"Deri më sot nuk kemi raste kur barna të caktuara kanë rezultuar jo efektive të raportuara nga mjekët. Por nuk ka se si të ulet cilësia e barnave kur në tregun farmaceutik është rritur numri i barnave origjinatore. Në vitin 2013 barnat origjinatore të importuara përbënin vetëm 35% ndërkohë që në vitin 2015 këto barna zenë 55% të tregut farmaceutik", shprehet Beqaj.


Bashkangjitur lista e barnave me 55 barnat e reja.

 

Alma Demiraj 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC