Shëndetësi

qer142016

Fufarma në hetim nga Autoriteti i Konkurrencës

tags: Farmaci

Autoriteti i Konkurrencës ka marrë denoncime në lidhje me abuzimin e distributorit Fufarma në shpërndarjen e insulinës të cilën e tregton vetëm kjo depo. Sipas denoncimeve, që farmacitë të blinin 10 pako insulinë e cila është me rimbursim, duhej patjetër të blinin një pako të një medikamenti tjetër që Fufarma  tregtonte. Punonjës të Autoritetit të Konkurrencës e kanë provuar këtë gjë pasi kanë shkuar për të marrë furnizim si farmacistë, kur kanë ndeshur me këtë fenomen. Sipas farmacistëve detyrimi në mënyrë abuzive i farmacive që insulinën ta blejnë bashkëshoqëruar me produkte të tjera farmaceutike nga Fufarma, nuk është rasti i vetëm. Farmacistët  thonë se ky është një fenomen i vjetër me të cilin ata përballen prej 7- 8 vjetësh.

Ky abuzim nuk bëhet vetëm me insulinën por edhe ketosterilin, një tjetër medikament i cili vetëm para një viti u kaloi spitaleve, për sa kohë tregtohej në farmaci i shërbente distributorit si karrem për të shitur edhe një produkt tjetër, në rast të kundërt farmacitë nuk mund të merrnin furnizim.

Ky abuzim bëhet nga distributorët të cilët janë të vetëm në tregtimin e një bari,  siç është dhe rasti i Fufarmës, i cili tanimë po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Sipas farmacistëve përgjegjësia bie mbi përfaqësitë e kompanive farmaceutike në vendin tonë, të cilët nuk kanë pse të monopolizojnë shpërndarjen e një x medikamenti në një depo të vetme, pasi ata nuk kanë  vetëm një distributor. Nëse një bar i një kompanie farmaceutike do të shpërndahej  tek disa distributorë, një fenomen i tillë nuk do të ndodhte.

Edhe pse e konsiderojnë të vonuar, farmacistët përgëzojnë këtë hetim që po i bën Autoriteti i Konkurrencës Fufarmës, ndërkohë që kërkojnë që të shtrihet edhe në distributorë të tjerë.


Përgatiti: Alma Demiraj

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC