qer172016
AMK - Farmacitë kontrata me palë të treta për mbetjet spitalore
Prej disa ditësh nëpër farmaci janë shfaqur inspektorë të Agjencisë të Mbrojtjes së Konsumatorëve në Bashkinë e Tiranës, të cilët u kërkojnë farmacive të kenë patjetër një kontratë me një subjekt që u merr mbetjet spitalore. Farmacitë janë gjendur të papërgatitura në lidhje me këtë kërkesë, pasi deri më tani nuk kanë parë në asnjë rast inspektorë të bashkisë që interesohen për këtë problem.
I pyetur në lidhje me këtë, Drejtori i Inspektimit në bashki thotë se me vendim të Këshillit të Ministrave me numër 798 pika (e) të datës 29.9.2010, të gjithë subjektet që prodhojnë mbetje spitalore, përfshirë edhe farmacitë duhet të kenë një dokument që vërteton se mbetjet spitalore që ata prodhojnë, grumbullohen për t'u përpunuar sipas specifikës së tyre.
Klikoni brenda fotos më poshtë për të lexuar vendimin.
Alma Demiraj