Shëndetësi

kor122016

17 farmaci nuk do të rilidhin kontratat me FSDKSH në qarkun e Tiranës

tags: FSDKSH

Pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit ku Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor iu dha të drejtë në të gjitha pikat e kontratës, përfshirë edhe atë të distancës prej jo më pak se 20 metrash nga institucionet shëndetësore publike, 17 farmaci nuk e kanë rilidhur më kontratën me fondin  për vitin 2016.

Farmacist33.al kontaktoi me drejtoren e Fondit Rajonal Të Tiranës, zj.Luzhiana Abazi, për të mësuar mbi farmacitë që për vitin 2016 nuk do të mund të tregtojnë më barna me rimburism.

"Gjithsej u protokolluan 276 kërkesa, nga të cilat u saktësuan lëvizjet me drejtorinë e Kamëz /Vorë.10 farmaci nuk kanë bërë kërkesë për të rilidhur kontratën për vitin 2016 .Ndërkohë që 7 farmacive  nuk iu rilidh kontrata për shkak të distancës së afërt me institucionet shëndetësore publike,e parashikuar në kontratën e re", shprehet drejtorja Abazi.

Ndërkohë në Drejtorinë e Përgjithshme të FSDKSH është duke u grumbulluar informacioni në lidhje me numrin total të farmacive që nuk  mund të rilidhin kontratat për vitin 2016 në të gjithë territorin e vendit.


Alma Demiraj 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC