Shëndetësi

tet252016

Falsifikimi, Fakeshare II: Kufijtë e rinj të krimit farmaceutik

Nga eksportimi i përgatitjeve galenike të paautorizuara, te falsifikimi i barnave dhe produkteve mjekësore të shpërndara në vendet jashtë BE-së, për t'i rifutur më pas në kanalin europian me rrugë të tërthorta. "Fantazia e italianëve nuk ka limite dhe për çdo barrierë të vendosur ndaj krimit, të organizuar ose jo, gjen rrugë për të shmangur ligjin. Tani problemi është se ndërsa nga njëra anë qëndron kundërshtimi i fenomenit, nga ana tjetër ka një organizim që riorganizohet", u shpreh Domenico Di Gorgio, drejtori i Zyrës së AIFA-s për cilësinë e barnave dhe produkteve mjekësore, gjatë Konferencës ndërkombëtare të projektit europian "Fakeshare II". Për të kundërshtuar falsifikimin dhe grabitjen e barnave, autoritetet italiane shërbejnë tashmë si shkollë për shtete të tjera. "Mjaft të mendohet se qëkur janë implementuar sistemet e reja të kontrollit, numri i grabitjeve spitalore në Itali ka rënë duke kaluar nga 3-4 episode në javë në vitet 2012-2013, deri në zerim gjatë 2014-2015-s", shpjegon ai.

Projekti Fakeshare i koordinuar nga Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) deri më tani është bashkë-financuar nga Programi i luftës kundër kriminalitetit të Komisionit Europian. "Edhe pse do të mbyllet pjesa e projektit Fakeshare të financuar nga Europa, ne do t'i japim vazhdimësi programit sepse është menduar dhe realizuar që të jetë i qëndrueshëm edhe pa financimet e fondeve europiane. Me Fakeshare II ne kemi shtrirë sistemin e kontrolleve në shtete të tjera që më parë nuk e regjistronin fenomenin. Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë dy vendet e para në Evropë që shkëlqejnë për këtë lloj aktiviteti, por modeli italian i operacionit dhe i ndarjes së të dhënave është më i hapur", shton Di Giorgio.

Mes risive të falsifikimit është rasti Sovaldi, i vjedhur në një spital të Pakistanit. U zhduk, u kalua te një  tregtar në Hong Kong, u rikonfeksionua si të ishte Harvoni që ka një kosto 20% më të lartë dhe iu shit një tregtari indian i cili e dërgoi në Zvicër, nga ku kaloi në Izrael.  "Bari në fjalë kaloi 5 shtete dhe 3 kontinente para se të gjurmohej, - thotë Di Giorgio - dhe asnjë nuk e pikasi që produkti nuk ishte ai që duhej të ishte. Ishim ne që vendosëm kontaktet mes Zvicrës dhe Izraelit".

Një tjetër shembull i sjellë në kujtesë është ai i një farmacie italiane, laboratori i galenikës i së cilës u shndërrua në një vend-prodhim të paligjshëm barnash gjysmë industriale për t'u eksportuar. Në këtë rast ishin qindra konfeksione të dërguara nga Italia drejt Norvegjisë. Dhe "një rast i fundit që duket se konfirmon ekzistencën e një trendi në këtë drejtim: është ai i një farmacie që shpërndante galenikë të përgatitur me principe aktive të importuara në mënyrë të paligjshme nga Kina, U gjetën autorizime false, dokumente importimi të falsifikuara e kështu me radhë", përfundon Di Giorgio.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC