jan312017
Të dhënat sensitive të pacientit. Së shpejti një sistem për mbrojtjen e të dhënave të pacientit në spitale dhe farmaci
Përafrimi i legjislacionit me direktivat e Bashkimit Evropian synon mbrojtjen e të dhënave sensitive të pacientit. Në shumë spitale në vendin tonë nuk ruhen të dhënat e pacientëve duke i bërë publike ato. Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale z.Besnik Dervishi konfirmon se ka pasur ankesa të shumta në lidhje me këtë pikë, madje shumë klinika kryesisht private janë ndëshkuar edhe me gjobë, e cila varion nga 10 mijë lekë deri në 300 mijë lekë.
"Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka trajtuar një numër jo të vogël ankesash, por kemi ndërmarrë edhe hetime kryesisht, kemi ndërgjegjësuar, ndihmuar, rekomanduar, por kemi vendosur edhe sanksione", shprehet z.Dervishi.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se do të ndërtohet një sistem që garanton mbrojtjen e të dhënave sensitive të pacientit në spitale, farmaci dhe online. Kanë nisur takimet konsultative për të ofruar modelin më të suksesshëm që aplikojnë edhe vende të tjera.
Alma Demiraj