maj222017
Shëndetësia me ministër dhe zv/ministër të ri
Ministër teknik i Shëndetësisë, falë marrëveshjes PD - PS, do të jetë kirurgu Arben Beqiri. Ai është diplomuar në Universitetin e Mjekësisë dhe përveçse Profesor i Kirurgjisë ushtron profesionin e kirurgut në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Ndërsa zv/ministre e Shëndetësisë është emëruar mjekja e njohur neurologe, Prof.Dr.Mira Rakacolli. Rakacolli ka qenë dekane e Fakultetit të Mjekësisë, ka kandiduar për postin e rektorit në Universitetin e Mjekësisë dhe deri më tani ka drejtuar shërbimin neurovaskular pranë QSUT-së.
Ministri Beqiri është diplomuar për mjekësi në Universitetin e Tiranës dhe ka një sërë kualifikimesh profesionale në universitetet më të mira të botës si në SHBA, Belgjikë, etj. Beqiri ka publikuar gjithashtu dhe një sërë botimesh mjekësore. Më poshtë CV e tij:
Pozicioni aktual
Profesor i Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë Tiranë,
2013 Zëvendës/Rektor, Universiteti i Mjekësisë Tiranë,
1993-deri tani Kirurg në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza",
1993-deri tani Pedagog ne Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Mjekësisë.
Edukimi
1983-1988 Diplomuar Mjek i Përgjithshëm. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë.
1989-1990 Mjek i përgjithshëm. Prekal, Dukagjin, Shkodër.
1990-1993 Specializuar si Kirurg i Përgjithshëm. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë.
1994-1995 Fellowship në endoskopinë gastrointestinale nën udhëheqjen e Prof. William G. Hardison VA Hospital UCLA San Diego, një Lektor Fulbright në Fakultetin e Mjekësisë, Departamenti i Kirurgjisë Digjestive, Universiteti i Tiranës.
Alma Demiraj