tet102017
Shëndetësia tanimë me katër zv/ministre, njëra prej tyre nga Prishtina. CV-të e tyre duken konkurruese
Ministria e Shëndetësisë me strukturimin e ri, ku i është bashkangjitur edhe mbrojtja sociale, do të ketë katër zëvendësministre. Në krye të emrave të prezantuar qëndron Prof. Dr. Mira Rakacolli, e cila vjen po nga fusha e shëndetësisë, një ndër mjeket më të njohura në shërbimin e neurologjisë dhe pak para se të emërohej në këtë post ngriti dhe drejtoi shërbimin neurovaskular pranë Qendrës Spitalore "Nënë Tereza" .
Por po nga fusha e Shëndetësisë, por e angazhuar deri më tani në Kosovë, është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë në Tiranë, Ilirjana Bajraktari, e cila ka drejtuar një degë të një spitali privat të njohur në Shqipëri, por në Prishtinë.
Duke qenë se në këtë ministri kanë kaluar edhe çështje të tjera sociale, ish-zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale, Bardhylka Kospiri, ka kaluar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Zv/ministrja e katërt është Ardiana Jaku, e cila ka studiuar në Shkencat e Natyrës, ka punuar në sistemin bankar dhe do të merret me mbrojtjen sociale.
Për më shumë lexoni CV për secilën
Mira Rakacolli, Bardhylka Kospiri, Ardiana Jaku.
Alma Demiraj