tet202017
Ristrukturimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Shkrihet drejtoria e farmaceutikës
Ministria e Shëndetësisë tanimë ka një strukturë të re. Kjo jo vetëm për faktin se ky dikaster ka në juridiksionin e saj edhe mbrojtjen sociale, por edhe sepse disa drejtori brenda saj janë shkrirë duke kaluar thjesht në sektorë.
Drejtoria e farmaceutikës tanimë do të jetë sektor duke u bashkuar me pajisjet mjekësore. Po kështu, nuk ka më drejtori spitalore, por është një drejtori e përgjithshme e politikave dhe zhvillimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, e cila ka në varësi tre drejtori të mëdha dhe 11 sektorë.
Drejtoria e Përgjithshme rregullatore dhe e përputhshmërisë për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale kanë në varësi tre drejtori të mëdha dhe tetë sektorë.
Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse ka në varësi tre drejtori dhe nëntë sektorë. Për më tej, klikoni brenda në foto për të parë strukturën.
Alma Demiraj