Shëndetësi

jan82018

Terapia me çorape elastike pas trombozës venoze. Kohëzgjatja mund të personalizohet

Një studim i ri i publikuar në "The Lancet Haematology" tregon se terapia me çorape elastike e personalizuar, për të parandaluar sindromën post trombotike edhe me kohëzgjatje më të shkurtër, është efikase po aq sa edhe trajtimi standard 24-mujor. "Terapia me çorape elastike ngjeshëse paraqet prej dekadash shtyllën mbajtëse të parandalimit të sindromës post trombotike te pacientët që kanë kaluar një trombozë venoze të thellë akute. Megjithatë, nuk është ende e qartë se çfarë e bën kaq të dobishme terapinë dhe se cila duhet të jetë kohëzgjatja e saj optimale. Ne kemi marrë në studim sigurinë dhe efikasitetin e një terapie ngjeshëse me kohëzgjatje të individualizuar, në krahasim me një kohëzgjatje standard prej 24 muajsh, pas një periudhe fillestare trajtimi prej gjashtë muajsh", konfirmon Arina ten Cate-Hoek, Departamenti i Mjekësisë Vaskulare, në Vendet e Ulëta, autore kryesore e studimit.
Rreth 850 pacientë me trombozë venoze proksimale akute në këmbë, që nuk kanë patur më parë pamjaftueshmëri venoze, janë përzgjedhur rastësisht për të veshur çorape elastike ngjeshëse deri në lartësinë e gjurit për 24 muaj ose për një kohëzgjatje të personalizuar. Në grupin me kohëzgjatje të personalizuar, trajtimi mund të ndërpritej në çdo çast, pas gjashtë muajsh ose më vonë, në varësi të simptomave.
283 (66%) prej 432 pacientëve të grupit u është këshilluar të mos i veshin më çorapet elastike ngjeshëse brenda 24 muajsh, 236 (55%) pas 6 muajsh dhe 47 (11%), pas 12 muajsh. Në tërësi, sindroma post-trombotike është verifikuar në 125 (29%) nga 432 pacientë që iu nënshtruan terapisë së personalizuar dhe 118 (28%) nga 424 pacientë të trajtuar me terapinë me kohëzgjatje standarde. Shfaqja e sindromës post trombotike në 24 muaj, që ishte edhe qëllimi kryesor i studimit, nuk dallonte në mënyrë domethënëse nga ajo në grupet e trajtimit. Nuk janë vënë re ngjarje të rënda negative të lidhura me ndërhyrjen. Kërkuesit kanë arritur në përfundimin se është e mundshme që terapia e personalizuar të përmirësojë mirëqenien e pacientëve dhe të reduktojë kostot e asistencës sanitare.

 

Lancet Haematology 2017. Doi: 10.1016/S2352-3026(17)30227-2
http://www.thelancet.com/journals/lanhae/article/PIIS2352-3026(17)30227-2/fulltext


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC