shk72018
Një mënyrë e re për të trajtuar diabetin 2. Mikrobioma është përgjigjja
Një ndërhyrje me synim mikrobiomën, e realizuar nëpërmjet niacinës së mikroinkapsuluar me lëshim të vonuar, mund të ndikojë pozitivisht në ndjeshmërinë ndaj insulinës.
"Mikrobioma intestinale paraqet një objektiv të ri të mundshëm për terapitë e së ardhmes në drejtim të paradiabetit dhe diabetit të tipit 2", thotë Daniela Fangmann (Universiteti i Kielit, Gjermani), autore kryesore e studimit. Kërkuesit kanë vlerësuar mikrobiomën intestinale dhe niacinën në më shumë se 500 pjesëmarrës me fenotipe të ndryshme metabolike. Rezultatet e kërkimit të tyre kanë treguar se diversiteti i ulët dhe reduktimi i sasisë së madhe të bakteroideteve në mikrobiomën e subjekteve njerëzore obeze, ishin të lidhura me një konsumin më të ulët të niacinës në dietë. Për të shmangur këtë mungesë, ata kanë krijuar mikrokapsulat me lëshim të vonuar, që kanë si synim zonën ileum-kolon. Kështu, mendohet të krijohen sasi të shtuara të acidit nikotinik dhe të nikotinamidit në mikrobiomë, duke evituar ripërthithjen sistemike, që do të kishte shkaktuar efekte të padëshiruara negative, siç janë afshet e nxehta.
Studimet in vitro mbi këto mikrokapsula me lëshim të vonuar, kanë zbuluar kushte të qëndrueshme në PH 1,4, por edhe në PH 4.5 dhe 6.8 dhe në vazhdim, rilëshimin e përbërësve në PH 7,4, që simulon pikërisht zonën ileum-kolon. Në vazhdim, mikrokapsulat janë testuar te njeriu dhe kjo ka treguar se acidi nikotinik me lëshim të vonuar intestinal, por jo nikotinamidi, kanë prodhuar një shtim të dukshëm të bakteroideteve.
Këto ndryshime të favorshme të mikrobiomës janë lidhur me një përmirësim të bioshënjuesve për ndjeshmërinë sistemike ndaj insulinës dhe inflamacionin metabolik, në mungesë të efekteve të padëshiruara sistemike. Përfundimi i autorëve është kështu në favor të mundësisë së përdorimit të ndërhyrjes që ka si synim mikrobiomën me acid nikotinik me lëshim të vonuar, si një mundësi e ardhshme terapeutike për paradiabetin dhe diabetin e tipit 2. Tetë nga autorët kanë krijuar një broshurë që përshkruan formulime me lëshim të kontrolluar të acidit nikotinik dhe nikotinamid, aktualisht në pronësi të institutit ku punojnë autorët.
Diabetes Care 2017. Doi: 10.2337/dc17-1967
http://care.diabetesjournals.org/content/early/2017/11/30/dc17-1967