Shëndetësi

mar302018

Miratohet pajisja e re për monitorimin e vazhdueshëm të glukozës

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave ka miratuar sistemin e ri autonom të monitorimit të vazhdueshëm të glukozës (CGM) nga Medtronic, i cili është në gjendje të paralajmërojë përdoruesit për nivelet e larta ose të ulëta të glukozës në gjak, deri në një orë para kohe. Pajisja është aprovuar për diabetikët nga mosha 14 deri në 75 vjeç, të cilët kanë nevojë për më shumë injeksione të përditshme insuline dhe që përdorin sensorin Guardian 3, po atë që prodhuesi e ka vendosur edhe në pankreasin artificial të krijuar prej tij: MiniMed 670G.

Guardian Connect-i nuk ka aparat marrës dhe do të jetë sistemi i parë i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara, që do t'i tregojë të dhënat në ekranin smartphone. Në fakt, pajisja i dërgon të dhënat e monitorimit të vazhdueshëm direkt në një aplikacion në telefon dhe në një aplikacion të dytë, Sugar.IQ, i krijuar në bashkëpunim me Watson-in, ekskluzivisht për përdoruesit e Guardian Connect, që do të nxjerrë të dhënat e monitorimit nga Guardian Connect-i dhe do t'i kombinojë ato me informacionin shtesë.

"Nëpërmjet teknologjisë së inteligjencës artificiale të IBM Watson Health, asistenti Sugar.IQ analizon vazhdimisht mënyrën me anë të së cilës nivelet e glukozës së individit i përgjigjen marrjes së ushqimit, administrimit të insulinës, zakoneve të përditshme dhe faktorëve të tjerë. Së bashku me sistemin Guardian Connect, asistenti Sugar.IQ mund të përcaktojë modele të personalizuara", thotë kompania Medtronic në një njoftim për shtyp me detajet e miratimit.

Ashtu si monitoruesit e tjerë të vazhdueshëm, pajisja e re raporton leximet e glukozës çdo pesë minuta, por ndryshe nga të tjerët, Guardian Connect-i u jep mundësi përdoruesve të personalizojnë njoftimet, në mënyrë që të lajmërohen deri në 60 minuta para se të arrijnë nivelet e personalizuara të glukozës, si të ulëta, ashtu edhe të larta. Përveç kësaj, ashtu si pajisjet e tjera, Guardian Connect i jep mundësi atij që kujdeset për pacientin që të monitorojë nivelet e glukozës së përdoruesit në distancë në kohë reale ose nëpërmjet lajmërimit përmes mesazheve.

Guardian Connect-i kërkon një kalibrim me shpimin e gishtit dy herë në ditë dhe ka një tregues shtesë, i cili i këshillon pacientët të marrin konfirmime me anë të shpimit të gishtit përpara një vakti ose kur duhen rregulluar dozat e insulinës.

 

Medtronic press Release
http://newsroom.medtronic.com/phoenix.zhtml?c=251324&p=irol-newsArticle&ID=2337565


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC