kor42018
Artriti reumatoid. Përfitimet e një ndërhyrjeje të hershme terapeutike me DMARD
Barnat antireumatizmale që modifikojnë sëmundjen (DMARD) reduktojnë rrezikun e zhvillimit të artritit reumatoid te pacientët me artrit të padiferencuar të parakohshëm, sipas një studimi francez të botuar në "Annals of the Rheumatic Diseases".
"Disa studime kanë sugjeruar se DMARD-ët konvencionalë ose biologjikë mund të ndërhyjnë në patogjenezë dhe të shmangin forma më të konsoliduara të artritit reumatoid, por nuk është e qartë nëse këto barna janë po aq efektive në këtë situatë", shpjegon Bruno Fautreli (Instituti i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik, Paris), që udhëhoqi grupin e studimit.
Kërkuesit kanë bërë një shqyrtim sistematik dhe metanalizë të 10 studimeve klinike të kontrolluara, me përzgjedhje rastësore në një numër të përgjithshëm prej 1.239 pacientësh në rrezik artriti reumatoid, për të vlerësuar efikasitetin e glukokortikoideve, DMARD-ë konvencionalë e biologjikë, në parandalimin dhe vonimin e zhvillimit të artritit reumatoid dhe të dëmeve strukturore të izoluara. Analiza ka treguar se mes pacientëve me artralgji pa artrit, DMARD-ët nuk e kanë reduktuar në mënyrë domethënëse artritin reumatoid në javën e 52-të ose më tej.
Për pacientët me artrit të padiferencuar, gjithsesi, DMARD-ët kanë dhënë rezultat duke reduktuar dukshëm, prej 27 %, mundësitë për t'u sëmurur me artrit reumatoid (nga 238 evente në 410 pacientë, në 211 evente në 414 pacientë). Të gjitha barnat e vlerësuara, përveç bllokuesve të TNF-së, tentonin të reduktonin rrezikun.
Një studim ka treguar një efekt domethënës të etanerceptit në remisionin klinik dhe metanaliza e pesë studimeve tregoi se ndërhyrja e hershme me glukokortikoide dhe antagonistë të TNF-së ose abatacept, ka shtuar mundësitë për arritjen e remisionit me 84% (nga 104 raste remisioni në 435 pacientë, në 155 raste remisioni në 471 pacientë). DMARD-ët nuk treguan asnjë efekt të dukshëm në progresionin radiografik.
"Këto rezultate tregojnë qartë përfitimet e mundshme që mund të kenë një ndërhyrje shumë e hershme terapeutike te njerëzit me artrit reumatoid të hershëm dhe në veçanti aftësia që ka një ndërhyrje e tillë, për të parandaluar një formë të konsoliduar të sëmundjes", përfundojnë autorët.
Ann Rheum Dis. 2018. doi: 10.1136/annrheumdis-2017-212612
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29884751