Shëndetësi

gus102018

Si ndikohet jeta e pacientëve nga monitorimi i vazhdueshëm i glukozës?

Një rishikim i literaturës së publikuar në "Diabetic Medicine" ka zbuluar se monitorimi i vazhdueshëm i glukozës mund të ndikojë në aspekte të ndryshme fizike e emotive dhe që kanë lidhje me jetën e pacientëve. Monitorimi i vazhdueshëm është i këshillueshëm tashmë që prej disa vitesh për menaxhimin e diabetit të tipit 1 dhe është një fushë e rëndësishme e studimeve.

"Një monitorim i tillë është baza e teknologjive të së ardhmes për diabetin, siç është pankreasi artificial; është thelbësore kështu që operatorët shëndetësorë të kuptojnë eksperiencën që ka përdoruesi me matjen e vazhdueshme të glukozës, me qëllimin për të promovuar vazhdimin e saj", thotë Laurel Messer (Universiteti i Kolorados), autor kryesor i studimit. Kërkuesit janë përpjekur të kuptojnë ndikimin që ka kjo matje në subjektet me diabet të tipit 1 dhe gjithashtu, në subjektet e tjera të përfshira në jetën e pacientëve, siç janë prindërit, familjarët dhe kujdestarët, me qëllim, projektimin e ndërhyrjeve të duhura klinike mbi qasjen ndaj trajtimit.

Në analizë janë përfshirë studime të publikuara në gjuhën angleze, në periudhën 2007-2017, publikuar në PubMed, PsychINFO, CINALH, VVeb of Science e EMBASE. Nëntë studime me një numër të përgjithshëm prej 343 pjesëmarrësish, kanë kënaqur kriteret e përfshirjes; në to janë individualizuar gjashtë tema kryesore, që kanë të bëjnë me ndërveprimin me matjen, rëndimin e jetesës për shkak të kësaj, ndjesinë e ndryshimit nga të tjerët, ndjesinë e përgjegjësisë, ndërveprimit me informacionet mbi glukozën dhe ndikimin në marrëdhëniet ndërpersonale.

Sipas autorëve, mjekët mund t'i ndihmojnë pacientët në reduktimin e ndikimit që ka matja e vazhdueshme, falë një edukimi të kujdesshëm dhe një përkufizimi të qartë të pritshmërive të individëve. Ekzistojnë gjithashtu fusha ku përgjegjësia dhe formimi i marrëdhënieve të mundshme me të tjerë persona të afërt të pacientit, me qëllimin për të maksimizuar kënaqësinë e kurës, në përputhje me monitorimin e vazhdueshëm.

Rezultatet e këtij studimi duhen vlerësuar duke patur parasysh edhe kufizimet e tij, mes të cilave qëndron edhe fakti që popullsia e marrë në studim ishte dukshëm heterogjene, me pacientë që matjen e vazhdueshme të glukozës e bënin vetë dhe në kombinim me një pompë për insulinën apo një sistem automatik të marrjes së insulinës, të cilët mund të paraqesin eksperienca shumë të ndryshme mes tyre. Një tjetër fakt për t'u marrë në konsideratë është se jo gjithnjë rezultatet e kënaqësisë së pacientit që lidhen me studimet klinike, janë më tej të përputhshme në jetën reale.

 

Diabet Med. 2018. doi: 10.1111/dme.13568
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29247556


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC