Shëndetësi

tet102018

Terapia për edemën makulare uveitike është më efikase nëse aplikohet në sy

Injeksionet e kortikosteroideve drejtpërdrejt në sy, kanë shfaqur rezultate më të mira se ato që kryhen në zonat ngjitur me sytë, për trajtimin e edemës uveitike makulare, një nga shkaqet kryesore të verbërisë në Shtetet e Bashkuara, sipas një studimi të botuar në "Ophthalmology".

"Rezultatet e punës sonë sugjerojnë se duhet të zhvendosemi nga injeksionet periokulare në injeksionet intravitreale të kortikosteroideve për edemën e uveitit makular dhe kjo mund të përmirësojë menaxhimin e pacientëve me uveit", shpjegon Douglas Jabs (Shkolla e Mjekësisë "Icahn", në Nju Jork), i cili ka drejtuar studimin. Hulumtuesit krahasuan efikasitetin e tre qasjeve për trajtimin me kortikosteroide te pacientët me këtë patologji, përkatësisht, trajtimin me injeksione triamcinoloni periokular, me injeksione triamcinoloni intravitreal ose me implantet dexamethasone intravitreale, të cilat e çlirojnë barin ngadalë.

Studimi është zhvilluar në 23 qendra në SHBA, si edhe në disa qendra në Kanada, Australi dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të kanë marrë pjesë 192 vetë me uveit, që janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për një nga tre trajtimet.

Pjesëmarrësit u vlerësuan në kohë të ndryshme sa i përket trashësisë makulare, edemës makulare dhe mprehtësisë pamore dhe u monitoruan për presionin e lartë intraokular, një efekt anësor i zakonshëm i terapisë kortikosteroide. Në vizitën tetë javore, të gjitha grupet e trajtimit kishin përmirësime në edemën makulare krahasuar me bazën.

Megjithatë, dy grupet e trajtimit intravitreal treguan reduktime më të mëdha në edemën makulare, krahasuar me grupin e trajtimit periokular. Në fakt, reduktimi në krahasim me bazën ishte 46% për implantin me dexamethasone, 39% me triamcinolon intravitreal dhe 23% me triamcinolon periokular. Përveç kësaj, ndonëse të gjitha trajtimet sollën përmirësim të shikimit, njerëzit e trajtuar me implantin me dexamethasone ose me injeksionet intravitreale të triamcinolonit, shfaqën një përmirësim mesatar më të madh sesa ata që morën trajtim periokular.

 

Ophthalmology. 2018. doi: 10.1016/j.ophtha.2018.08.021
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30269924


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC