Shëndetësi

tet152018

Lëndimet spinale post-traumatike.
Stimulimi epidural rikthen ecjen

Dy studime të botuara përkatësisht në "New England Journal of Medicine" dhe në "Medicine Nature" kanë përshkruar efektivitetin e stimulimit elektrik epidural për t'i ndihmuar pacientët e paralizuar të rifitojnë aftësinë për të ecur.

Në studimin e parë, një grup kërkimor i udhëhequr nga Claudia Angeli (Instituti i Rehabilitimit "Frazier" në Universitetin e Luisvillit, SHBA), zgjodhi katër pacientë të cilët kishin pësuar trauma të lëndimeve të shtyllës kurrizore rreth tre vjet më parë. "Kemi testuar stërvitje intensive në tapetin rrotullues me mbështetjen e peshës trupore dhe stimulimin epidural të palcës 2.5 në 3.3 vjet pas ngjarjes akute dhe pas mungesës së efektivitetit që ka patur rehabilitimi fizik, më vete", shpjegojnë autorët, duke vënë në dukje se subjekteve të marra në studim u mungonin aftësitë motorike nën nivelin e lezioneve, edhe pse dy prej tyre kanë raportuar ndjesi të paqarta.

"Në segmentet kurrizore nga L1 në S1-S2 u implantua një stimulues epidural, pasuar nga disa muaj terapie fizike të përditshme me stimulatorin e ndezur", vazhdoi Angeli. Dy pacientët që raportuan ndjeshmëri, e kanë rifituar aftësinë për të ecur me ndihmë, pas 15 deri 85 javëve, ndërsa dy të tjerët mund të qëndronin vetë në këmbë dhe të bënin disa ushtrime në tapet rrotullues, por nuk ishin në gjendje të ecnin në mënyrë të pavarur.

Në studimin e publikuar në "Nature Medicine", me autore kryesore Megan Gill të Departamentit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Klinikën "Mayo" në Rochester (Shtetet e Bashkuara), studiuesit përshkruajnë rezultatet e arritura te një njeri me humbje të plotë të ndjeshmërisë dhe funksionit motorik nën nivelin e lëndimit të palcës kurrizore. "Rrjetet spinale sensormotorike funksionalisht të shkëputura nga truri për shkak të lëndimit spinal, mund të restaurohen pjesërisht me stimulim elektrik epidural, në mënyrë që të rifitohet një aktivitetit motorik i koordinuar", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se pacienti, pas implantimit të një stimuluesi nënlezional epidural, i është nënshtruar 43 javëve trajnim, duke rifituar aftësinë për të ecur për rreth 100 metra me ndihmë.

"Me aq sa jemi në dijeni, ky është raporti i parë i deambulimit të pavarur te një njeri me humbje të funksionit sensomotor të gjymtyrëve të poshtme për shkak të lëndimit spinal post-traumatik", përfundon Gill-i.

 

N Engl J Med. 2018. doi: 10.1056/NEJMoa1803588
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30247091

Nature Medicine 2018. Doi: 10.1038/s41591-018-0175-7
https://www.nature.com/articles/s41591-018-0175-7


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC