Shëndetësi

tet242018

Dializa. Disa barna për stomakun, shtojnë rrezikun e thyerjes së legenit

Disa barna, që përdoren zakonisht për të trajtuar problemet gastrike, refluksin acid dhe ulcerën, janë të lidhura me rritjen e rrezikut për fraktura te pacientët në dializë, sipas një studimi të ri të publikuar në "Clinical Journal" të Shoqatës Amerikane të Nefrologjisë" (CJASN).

"Gati tre të katërtat e pacientëve me një frakturë të legenit, e kishin përdorur këtë bar deri në tre vjet para ngjarjes", thotë Chandan Vangala (Kolegji i Mjekësisë në Hjuston, SHBA), autori kryesor i studimit. Për të shqyrtuar lidhjet e mundshme, studiuesit identifikuan të gjitha ngjarjet e thyerjes së legenit që janë regjistruar në periudhën 2009-2014 te pacientët me dializë. Të gjitha rastet janë përshtatur me 10 pacientë me dializë të cilët nuk kishin fraktura të legenit dhe informacioni nga Medicare mbi barnat me recetë në tre vitet e mëparshme. E pra, në analizën e 4551 rasteve të thyerjes së legenit dhe 45 510 kontrolleve, një përqindje më e madhe e rasteve, ka treguar një përdorim të mëparshëm të frenuesve të pompës protonike (PPI) (70%, në krahasim me 63%) apo të antagonistëve të receptorëve H2 të histaminës (25%, në krahasim me 23%).

Pas përshtatjes për variabla turbullues, përdorimi i PPI-ve ka rezultuar i lidhur me një rrezik 19% herë më të lartë për frakturë të legenit. Lidhja u konfirmua në brendësi të nëngrupeve me përdorim të ulët, të moderuar dhe të lartë të PPI-ve, me një rritje të rrezikut respektivisht prej 16%, 21% dhe 19%. Antagonistët e receptorëve H2 të histaminës, nuk kanë rezultuar të lidhur me ngjarje të thyerjes së legenit.

"Frenuesit e pompës protonike janë lloji i gjashtë i barnave më të zakonshme të përshkruara për pacientët që varen nga dializa; megjithatë, përdorimi i tyre lidhet me rritjen e rrezikut për frakturë të legenit. Prandaj, ne rekomandojmë vlerësimin e përdorimit të tyre me periudha ndërprerjeje te pacientët e varur nga hemodializa", përfundojnë autorët. Në një editorial shoqërues, Benjamin Lazarus dhe Morgan Grams (Shkolla e Shëndetit Publik në Baltimorë), vënë re se lidhja mes përdorimit të PPI-ve dhe thyerjes së legenit është biologjikisht bindëse, por studimi vëzhgimor nuk mund ta konfirmojë atë përfundimisht.

"Megjithatë, një studim me përzgjedhje rastësore, i kontrolluar në këtë popullsi nuk është i praktikueshëm dhe, në bazë të të dhënave të disponueshme, ne sugjerojmë që përdorimi i PPI-ve te pacientët me hemodializë të jetë i individualizuar, me ndërprerje sapo kjo të jetë e mundur nga pikëpamja shëndetësore dhe që pacientët të jenë në dijeni të ngjarjeve të mundshme të padëshiruara, duke përfshirë mundësinë e një rreziku më të lartë për frakturë të legenit", përfundojnë editorialistët.

 

CJASN 2018. Doi: 10.2215/CJN.02190218
https://cjasn.asnjournals.org/content/early/2018/09/29/CJN.02190218

CJASN 2018. Doi: 10.2215/CJN.10110818
https://cjasn.asnjournals.org/content/early/2018/09/26/CJN.10110818


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC