Shëndetësi

jan82019

Dhimbja muskulo-skeletike. Terapia fizike e hershme pakëson përdorimin e opioideve

Sipas një studimi retrospektiv të publikuar në "JAMA Network Open", përdorimi i një programi të terapisë fizike të hershme tek adultët me dhimbje muskulo-skeletike në shpatulla, qafë, gjunjë dhe në regjionin lumbar, lidhet me një pakësim të mundësisë së mëtejshme për përdorim të opioideve.

"Metodat jo farmakologjike për të reduktuar riskun e krijimit të përdoruesve të rinj kronikë të barnave ndërmjet pacientëve me dhimbje muskulo-skeletike janë të rëndësishme, duke marrë në konsideratë peshën e epidemisë së përdorimit të opioideve në Shtetet e Bashkuara. Prandaj kemi dashur të vlerësojmë lidhjen ndërmjet terapisë fizike të hershme, të përkufizuar si të paktën një seancë e zhvilluar brenda 90 ditësh nga data e diagnozës dhe përdorimit pasues të barnave opioide te pacientët me një diagnozë të re të dhimbjes muskulo-skeletike", shpjegon Eric Sun (Universiteti i Stanfordit), autori kryesor i studimit të kryer mbi rreth 89.000 adultë. Ndërmjet pacientëve të përfshirë në studim, 51.351 (57,7%) ishin meshkuj dhe 37.634 (42,3%) ishin femra, me moshë nga 18 deri në 64 vjeç dhe 26.096 (29,3%) kishin bërë një ndërhyrje të hershme terapie fizike.

Pas rregullimit sipas faktorëve ngatërrues, terapia fizike e hershme rezulton se lidhet me një reduktim statistikisht të konsiderueshëm të incidencës së përdorimit të opioideve 91 deri në 365 ditë pas datës së diagnozës për pacientët me dhimbje në shpatulla (odds ratio [OR], 0,85), dhimbje në gjunjë (OR, 0,84) dhe dhimbje në fundshpinë (OR, 0,93). Për pacientët që kanë përdorur opioide në vijim, terapia fizike e hershme është lidhur sidoqoftë me një reduktim statistikisht të konsiderueshëm me rreth 10% të sasisë së barit të marrë për dhimbjen në shpatulla dhe në gjunjë, si edhe për dhimbjen e fundshpinës, por jo për dhimbjen e qafës.

Autorët përfundojnë se terapia fizike e hershme duket se lidhet me një përdorim pasues më të vogël të barnave opioide, por theksojnë se duke qenë se bëhet fjalë për një studim vëzhgues, faktorë të tjerë që nuk janë marrë në konsideratë mund të shpjegojnë rezultatet dhe do të jenë të nevojshme studime të tjera.

 

JAMA Network Open. 2018;1(8):e185909. (14 dhjetor 2018)
doi:10.1001/jamanetworkopen.2018.5909


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC