Shëndetësi

mar112019

Ibuprofeni e bën morfinën më pak të nevojshme pas artroplastikës së legenit

Te pacientët që i nënshtrohen artroplastikës totale të legenit, trajtimi me paracetamol të kombinuar me ibuprofenin, është lidhur me një përdorim më të ulët të morfinës pas operacionit, krahasuar me marrjen e paracetamolit më vete. Këto, sipas një studimi të publikuar në "Jama".

"Ne kemi dashur të thellohemi në mundësinë që paracetamoli i kombinuar me ibuprofen mund të zvogëlojë përdorimin postoperator të morfinës në krahasim me përdorimin e dy ilaçeve të marra në konsideratë veçmas në këtë popullsi pacientësh. Për më tepër, neve na interesonte të kuptonim nëse ibuprofeni shtonte incidencën e ngjarjeve të rënda anësore", shpjegon Kasper Højgaard Thybo (Spitali "Næstved", Danimarkë), autori kryesor i studimit.

Pjesëmarrësit në studim u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë paracetamol 1000 mg plus ibuprofen 400 mg (136 vetë), paracetamol 1000 mg plus placebo të kombinuar (142 vetë), ibuprofen 400 mg plus placebo të kombinuar (141 vetë) ose paracetamol 500 mg plus ibuprofen 200 mg (140 vetë), nëpërmjet gojës, çdo gjashtë orë, duke filluar një orë para operacionit dhe me kohëzgjatje totale prej 24 orësh pas operacionit.
Konsumi i morfinës mesatare gjatë 24 orëve pas operacionit ishte dukshëm më i ulët tek ata që kishin marrë paracetamol dhe ibuprofen, krahasuar me monoterapinë me paracetamol (20 mg krahasuar me 36 mg). Dallimi midis konsumit të morfinës pas marrjes së paracetamol-ibuprofenit dhe ibuprofenit si monoterapi (20 mg krahasuar me 26 mg), ama, nuk ishte klinikisht i rëndësishëm.

Përqindja e pacientëve që kishin pësuar ngjarje anësore të rënda në ndonjërin nga grupet e trajtuara me ibuprofen ishte 15% në krahasim me 11% te grupi i trajtuar vetëm me paracetamol dhe nuk ishte statistikisht i rëndësishëm. Autorët theksojnë se edhe pse përdorimi i kombinuar i paracetamolit me ibuprofenin ka reduktuar konsumin e menjëhershëm të morfinës postoperatore në krahasim me paracetamolin, ibuprofeni në monoterapi ka sjellë një kontroll të ngjashëm të dhimbjes, pa shtuar ngjarjet e padëshirueshme, duke sugjeruar që kjo zgjedhje terapeutike mund të jetë më e arsyeshme.


JAMA. 2019;321(6):562-571. doi:10.1001/jama.2018.22039


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC