Shëndetësi

mar132019

Dermatiti atopik te të rriturit. Një krem i ri jo steroid, përmirëson simptomat

Sipas rezultateve të një studimi të botuar në "British Journal of Dermatology", një krem topik josteroid eksperimental, i njohur si PAC-14028 ose Asivatrep, ka përmirësuar ndjeshëm shenjat dhe simptomat e sëmundjes te pacientët me dermatit atopik.

"Medikamenti vepron në mënyrë inovative dhe të fuqishme, duke bllokuar anëtarin 1 (TRPV1) të nënfamiljes së receptorëve të aktivizuar nga vaniloidet, një kanal kationik i përfshirë në perceptimin e dhimbjes dhe zvogëlon kruajtjen e inflamacionin", shpjegon Miyoung Park (Divizioni i Kërkim-Zhvillimit në AmorePacific Corp, Jongin, Republika e Koresë), bashkautor i studimit. "Ne presim që Asivatrepi të shfaqë avantazhe në aspektin e efikasitetit dhe sigurisë, në krahasim me klasat e tjera të barnave për dermatit atopik, të tillë si inhibitorët e kalcineurisë topike ose inhibitorët e PDE4", shton ai. Në studim janë përfshirë 194 pacientë që kanë aplikuar dy herë në ditë produktin në përqendrime prej 0.1%, 0.3% ose 1.0%, ose një krem placebo, në zonat e prekura nga dermatiti atopik.

Në bazë, të gjithë pjesëmarrësit kishin një vlerësim IGA (Investigator's Global Assessment) prej 2 ose 3 (në një shkallë nga 0 deri në 5), gjë që tregonte dermatit atopik të moderuar. Rezultati primar ishte përqindja e pacientëve, rezultati IGA i të cilëve ishte bërë nga 0 deri në 1 pas tetë javëve të trajtimit. E pra, normat e suksesit për këtë rezultat ishin:
- 14.6% për placebon,
- 42.6% për PAC-14028 në 0.1%,
- 38.3% për PAC-14028 në 0.3%
- 57.5% për PAC-14028 në 1.0%.

Brenda javës së tetë, përqindja e pacientëve që kanë patur trajtim të suksesshëm, bazuar në një përmirësim dy pikësh nga niveli bazë në rezultatin IGA, ishte dukshëm më i lartë në grupet e trajtimit prej 0.1% (21,3%), 0.3% (27.7%) dhe 1.0% (38.3%), në krahasim me grupin placebo (4.2%).

Përdorimi i kremit prej 1% është shoqëruar me përmirësime në simptomat e dermatitit atopik të raportuara nga pacienti, duke përfshirë kruajtjen dhe gjumin. Ngjarjet e kundërta ishin të lehta ose të moderuara dhe nuk kishte dallime të konsiderueshme klinikisht në normat e ngjarjeve negative të lidhura me barin, ndërmjet krahëve të trajtimit. "Aktualisht, po zhvillohet një studim i fazës 3 te të rriturit dhe adoleshentët me dermatit atopik të butë/të moderuar për të vlerësuar PAC-14028 në 1%", theksojnë hulumtuesit.


Br J Dermatol. 2019. doi: 10.1111/bjd.17455
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30623408


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC