Shëndetësi

sht132019

Transplanti i mushkërive. Një medikament jo shumë i përdorur, mund të ketë ndikim të madh në mbijetesë

Autorët e një studimi të ri të botuar në "JAMA Network Open" kanë identifikuar një kombinim barnash që duket se zgjat ndjeshëm mbijetesën e pacientëve pas një transplanti në mushkëri. "Transplantimi i mushkërive mund të zgjasë jetën e njerëzve me sëmundje të mushkërive në fazën e fundit, por shkalla e mbijetesës mesatare pas operacionit është më pak se gjashtë vjet dhe është përmirësuar vetëm pak në dekadat e fundit", shpjegon Aldo Iacono, Universiteti i Marilandit, autori kryesor i studimit.

"Për të kuptuar se çfarë mund t'i ndihmojë pacientët të jetojnë më gjatë pas transplantit të mushkërive, ne kemi analizuar regjimet e përdorura për të shmangur refuzimin. Trajtimi tipik përbëhet nga tre barna, përkatësisht tacrolimus, një frenues i ciklit qelizor e një steroid dhe variabli në përgjithësi përbëhet nga frenuesi i ciklit qelizor", saktëson ai. Duke përdorur bazën e të dhënave të mbi 9,000 pacientëve që i janë nënshtruar transplantit të mushkërive, të menaxhuar nga Rrjeti i Bashkuar për Ndarjen e Organeve (UNOS), studiuesit i klasifikuan pacientët bazuar në regjimin e tyre të imunosupresionit dhe krahasuan nivelet e mbijetesës.
Kështu, ata kanë mundur të identifikojnë në disa studime të vogla afatgjata një përmirësim të ndjeshëm të mbijetesës, një ulje në incidencën e refuzimit kronik dhe funksion të përmirësuar të mushkërive te pacientët që morën sirolimus si një frenues të ciklit qelizor. Duke krahasuar rezultatet e sirolimusit me frenuesin e ciklit qelizor më të përdorur, mikofenolat mofetil (MMF), ekspertët panë që në fakt, sirolimusi duket se ofron një avantazh mbijetese prej gati dy vjetësh, falë uljes së refuzimeve kronike, infeksioneve dhe kancerit. Sidoqoftë, autorët tregojnë se shumica e pacientëve në bazën e të dhënave (rreth 5.800), morën MMF plus tacrolimus, ndërsa vetëm 200 ose pak më shumë, morën sirolimus plus tacrolimus.

"Sirolimusi është relativisht i ri në transplantimin e mushkërive dhe mjekët e kirurgët në komunitetin e transplantimit kanë pak përvojë me këtë bar. Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh faktin se aftësia për të zgjatur me dy vjet jetën e pacientit që ka bërë transplant të mushkërive është sigurisht një rezultat i rëndësishëm", përfundon Iacono.


JAMA Netw Open. 2019. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2019.10297
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31461151


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC