Shëndetësi

sht202019

Barnat për indikacione off-label, gjithnjë e më të përshkruara te fëmijët amerikanë

Mjekët në SHBA, përshkruajnë gjithnjë e më shpesh për fëmijët, barna për indikacione të paaprovuara nga FDA-ja, sipas studimit të publikuar në "Pediatrics". Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga viti 2006, deri në vitin 2015 në sondazhet kombëtare të kujdesit shëndetësor të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që ofrojnë informacione mbi vizitat ambulatore në SHBA. Ata kanë vlerësuar frekuencën, tendencat dhe motivet për shkak të të cilave, mjekët kanë përshkruar barna off-label për ata që janë nën 18 vjeç.

"Përshkrimet off-label te fëmijët, janë të zakonshme dhe vazhdojnë të shtohen. Sidoqoftë, jo gjithmonë e dimë se si do të ndikojnë këto te fëmijët, të cilët shpesh nuk reagojnë si të rriturit. Ata mund të mos marrin përfitimet që dëshirojnë dhe mund të pësojnë edhe dëme", shpjegon autori kryesor i studimit, Daniel Horton, nga Shkolla Mjekësore "Rutgers Robert wood Johnson". Studimi zbuloi se në rreth 19% të afro dy miliardë vizitave ambulatore te fëmijët e studiuar, mjekët përshkruan një ose më shumë barna sistematike off-label, shpesh për patologji të zakonshme, si infeksione të frymëmarrjes, astmë ose çrregullime të shëndetit mendor. Në veçanti, profesionistët kanë përshkruar barna off-label në rreth 83% të vizitave neonatale në të cilat është rekomanduar më së paku një medikament, në 49% të vizitave infantile dhe në rreth 40% të vizitave në moshat e tjera.
Ekspertët zbuluan gjithashtu se, ndërmjet vizitave me të paktën një bar të përshkruar, normat e përshkrimeve off-label u rritën nga 42% në vitin 2006, në 47% në vitin 2015 dhe se përshkrimet off-label ishin bërë më shpesh për vajza dhe për fëmijë me kushte kronike dhe nga mjekë të shteteve jugore. Për më tepër, kjo lloj recete është dhënë më shpesh nga specialistët sesa nga mjekët e përgjithshëm. Barnat e përshkruara më shpesh janë antihistaminikët për infeksione respiratore, disa klasa të antibiotikëve për infeksione respiratore dhe antidepresivët për çrregullimin e mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitet.

"Përdorimi i barnave off-label, në disa raste, mbështetet nga prova të cilësisë së lartë. Për shembull, barnat e aprovuara për të parandaluar të vjellat e shkaktuara nga kimioterapia, funksionojnë shumë mirë edhe në trajtimin e shkaqeve më të zakonshme të të vjellave te fëmijët, siç janë viruset. Ne kemi nevojë për këtë lloj provash, për të përcaktuar se sa i përshtatshëm është përdorimi i shumë barnave të tjera që aktualisht përdoren off-label, për të trajtuar një gamë të gjerë sëmundjesh te fëmijët", përfundon Horton.


Pediatrics 2019. Doi: 10.1542/peds.2019-0896
https://pediatrics.aappublications.org/content/early/2019/09/12/peds.2019-0896


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC