Shëndetësi

tet282019

Polipoza nazale dhe astma e rëndë. Në dispozicion, do të kemi armë të reja

Armët e reja kundër polipozës nazale dhe astmës së rëndë janë në fokus të studimeve të botuara në "The Lancet" dhe mes autorëve është edhe Walter Canonica, drejtor i Qendrës Humanitas për Mjekësi të Personalizuar, Astmë dhe Alergologji, docent në Universitetin Humanitas. Rezultatet tregojnë nga njëra anë efikasitetin e antitrupit monoklonal dupilumab, tashmë të disponueshëm për trajtimin e dermatitit atopik, në trajtimin e rinosinusitit kronik të rëndë me polipozë nazale.
Një punë tjetër, tregon përfitimet kundër astmës së rëndë të pakontrolluar të përzierjes 3 në 1, me veprim antiinflamator dhe bronkodilatues, të mbyllur në një inhalator të vetëm. Humbja e nuhatjes, vështirësia në frymëmarrje, dhimbja apo ndjenja e presionit në fytyrë janë disa nga simptomat e atyre që vuajnë nga rinosinusiti i polipozës nazale, një sëmundje komplekse dhe e nënvlerësuar, shpjegojnë nga Humanitasi, me incidencë të lartë dhe ndikim shumë negativ në cilësinë e atij që është prekur, duke qenë gjithashtu e lidhur shpesh me astmën.

Të dhënat mbi dupilumabin, të sapobotuara në "Lancet", "tregojnë për herë të parë efikasitetin e një terapie biologjike në modifikimin e kursit klinik të rinosinusitit kronik të rëndë me polipozë nazale, duke prodhuar një reduktim të madhësisë së polipeve nazale dhe një përmirësim të ashpërsisë së kongjestionit nazal, sinusitit kronik, nuhatjes dhe astmës", raporton Canonica, një ndër autorët kryesorë të studimit të kryer në bashkëpunim me Luca Malvezzin e Njësisë së Otorinolaringologjisë.
"Trajtimi, i ndryshëm nga ai i zakonshëm dhe shpesh i përsëritur me kortizon, roli i të cilit duhet të jetë gjithnjë e më i kufizuar në veçanti në disa grupmosha dhe te pacientët në rrezik, saktëson eksperti, është gjithashtu një alternative e vlefshme për kirurgji". Një tjetër hulumtim në këtë kontekst, i botuar në "Lancet", tek i cili Canonica është autor korrespondet, tregon në fakt, hapa të mëtejshëm të rëndësishëm për trajtimin e pacientëve me astmë të rëndë, të pakontrolluar.

"Studimi, i cili përfshiu mbi 2.500 pacientë në 17 vende, demonstroi për herë të parë se terapia e trefishtë në formulimin ekstrafin në një inhalator të vetëm, përmirëson funksionin pulmonar dhe redukton riakutizimin dhe sulmet e rënda", thotë specialisti. Bëhet fjalë për studimet e para - theksohet në shënim - që vlerësuan efikasitetin dhe sigurinë e terapisë së trefishtë në një inhalator të vetëm te pacientët e rritur me astmë, në krahasim me terapinë me kortikosteroide inhaluese plus beta2-agonistë me veprim të gjatë, duke i shtuar një Lama, që bronkodilaton, por me mekanizëm tjetër. "Disa pacientë me astmë të pakontrolluar shpesh duhet të përdorin dy inhalues të ndryshëm, me pasoja negative edhe në aderimin e terapisë, kujton Canonica. Prandaj, këto evidenca janë shumë interesante për pacientët, sepse ato ofrojnë dëshmi mbi përfitimet e terapisë me asociim të trefishtë në një inhalator të vetëm, për pacientët me astmë të pakontrolluar".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC