Shëndetësi

dhj122019

Hipotiroidizmi subklinik te të moshuarit. Levotiroksina nuk ka asnjë efekt mbi shëndetin e kockave

Si mosfunksionimi i tiroides, ashtu edhe terapia me levotiroksinë (LT4) janë lidhur me dobësim të eshtrave, por studimet mbi efektet që ka mbi skeletin, medikamenti i administruar për trajtimin e hipotiroidizmit subklinik, deri më tani kanë dhënë rezultate kontradiktore. Mbi këtë temë është zhvilluar një studim, i sapopublikuar në internet në "Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism", i kryer në Zvicër dhe i koordinuar nga Qendra për Sëmundjet e Kockave në Universitetin e Lozanës. Qëllimi i studimit ka qenë vlerësimi i efektit të trajtimit me LT4 në densitetin mineral të eshtrave (BMD), Trabecular Bone Score (TBS) dhe shënjuesit e resorbimit kockor (BTM) te të moshuarit me hipotiroidizëm subklinik.

Në veçanti, bëhet fjalë për një studim të ndërthurur dhe të paraplanifikuar të TRUST-it, një studim double blind, i kontrolluar me placebo. Pjesëmarrësit me hipotiroidizëm subklinik u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë LT4 me titrim të dozës përkundër placebos, me titrim të kompjuterizuar të simuluar. Në studim janë regjistruar 196 të rritur mbi 65 vjeç, që janë regjistruar në sitet Svviss TRUST, për vlerësimin e metabolizmit të kockave në fillim të studimit dhe gjatë një viti ndjekjeje; 4 pjesëmarrës u tërhoqën për shkak të ngjarjeve të pafavorshme që nuk kishin lidhje me trajtimin.

Njësitë matëse kryesore të rezultateve ishin përqindjet gjatë një viti të BMD-së, TBS-së dhe dy BTM sierike (sCTX e P1NP). Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 74,3 vjeç ± 5,7. 45,4% e tyre ishin gra dhe 19,6% e subjekteve ishin me osteoporozë.
Variacioni i parregulluar në një vit i BMD-së lumbare ishte i njëjtë mes pacientëve të trajtuar me LT4 (+ 0,8%) dhe grupeve të trajtuara me placebo (-0,6%; diferenca mes grupeve + 1,4%: IC në 95% nga -0,1 në 2,9, p = 0,059).
Gjithashtu, nuk janë vënë re dallime mes grupeve në variacionet në një vit të TBS-së (-1,3%: IC në 95% nga -3,1 në 0,6, p = 0,19), BMD totale e legenit (-0,2%: IC në 95% nga -1,1 në 0,1, p = 0,61) apo e niveleve të BTM-së (sCTX + 24,1%: IC në 95% nga -7,9 në 56,2, p = 0,14) apo pas rregullimit sipas qendrave klinike dhe gjinisë.
"Trajtimi me levotiroksinë për një vit, nuk ka patur efekte mbi shëndetin e kockave te të rriturit më të moshuar, me hipotiroidizëm subklinik". Ky është konkluzioni i autorëve.

(A.Z.)

J Clin Endocrinol Metab, 2019 Nov 8. doi: 10.1210/clinem/dgz058. [Epub ahead of print]
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31702015


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC