Shëndetësi

jan142020

Duhanpirja nuk i bën keq vetëm shëndetit fizik, por edhe atij mendor. Shton rrezikun për depresion dhe skizofreni

"Ne dimë që duhanpirja është shumë më e zakonshme mes atyre njerëzve që kanë sëmundje mendore, të tilla si depresion dhe skizofreni. Megjithatë, pjesa më e madhe e studimeve që kanë ekzaminuar këtë lidhje, nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë nëse gjendemi përballë një marrëdhënieje shkak-efekt dhe, në këtë rast, në çfarë drejtimi. Sëmundjet mendore shtojnë mundësinë për të pirë duhan apo duhanpirja është një faktor rreziku për sëmundjet mendore?", pyet Robyn Wootton (Universiteti i Bristolit), autore kryesore e studimit.

Në përpjekjen për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, kërkuesit kanë analizuar të dhënat e Biobankës (në Britani të Madhe) mbi 462.690 individë me origjinë europiane, duke përdorur një qasje analitike të përzgjedhjes rastësore mendeliane, duke gjetur prova të faktit që duhanpirja shton rrezikun për depresion dhe skizofreni, por edhe të faktit që depresioni dhe, në një masë më të vogël, skizofrenia, shtojnë mundësitë për të pirë duhan. Ky studim arrin kështu në një tërësi provash që sugjeron një efekt negativ të duhanpirjes mbi shëndetin mendor, pikërisht në bazë të disa prej këtyre provave.

Task forca e qeverisë britanike mbi shëndetin mendor kishte formuluar në udhëzimet e saj të vitit 2016, rekomandimin se në spitalet psikiatrike nuk duhet të kishte më duhanpirje brenda vitit 2018.
Kjo provë e re i shton një peshë të mëtejshme aktualizimit të politikave kundër duhanit. Autorët nënvizojnë se nuk ka prova që tregojnë se duhanpirja mund të jetë e dëmshme për shëndetin mendor, por që tejkalimi i vdekshmërisë i lidhur me sëmundjet mendore, më së shumti ndodh për shkak të duhanpirjes.
"Individët me sëmundje mendore, shpesh neglizhohen nga kërkimi i reduktimit të duhanpirjes dhe ky fakt shkakton një pabarazi në shëndetësi. Punimi ynë tregon se duhet bërë çdo lloj sforcoje për të parandaluar nisjen e duhanit dhe të inkurajohet lënia e tij, për shkak të pasojave në shëndetin mendor dhe në atë fizik", përfundojnë ekspertët.


Psychological Medicine 2019. Doi: 10.1101/381301
https://doi.org/10.1101/381301


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC