Shëndetësi

pri82020

Udhëzimet e OBSH-së për maskat. Nuk janë për përdorim të përgjithshëm

"Përdorimi i gjerë i maskave nga njerëz të shëndetshëm në komunitet nuk mbështetet në prova dhe sjell pasiguri e rrezik. Aktualisht, nuk ka asnjë provë që tregon se mbajtja e një maske (si mjekësore, ashtu edhe të tjera) nga i gjithë komuniteti, mund të parandalojë transmetimin e infeksionit nga viruse respiratore, përfshirë Covid-19". Organizata Botërore e Shëndetësisë e përsërit këtë në një dokument të ri me udhëzime dhe kritere për të mbështetur vendet në marrjen e një vendimi mbi përdorimin e përgjithësuar të maskave nga popullatë.

Në veçanti, OBSH-ja thekson se "përdorimi i maskave në komunitet mund të krijojë një sens të rremë sigurisë dhe të rrezikojë neglizhimin e elementeve të tjera thelbësore, siç është higjiena e duarve, shmangia e prekjes së fytyrës e syve dhe distancimi fizik".

"Mbajtja e një maske, vë në dukje OBSH-ja, duke iu rikthyer edhe një herë asaj që është thënë tashmë nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është një nga masat parandaluese që mund të kufizojë përhapjen e disa sëmundjeve virale të frymëmarrjes, përfshirë Covid-19", në varësi të përqindjes megjithatë të kufizuar të infeksioneve që shfaqen nga njerëzit asimptomatikë. Sidoqoftë, shumica e infeksioneve ndodhin nga raste pozitive simptomatike të konfirmuara në laborator, kujton OBSH-ja, ndaj "kjo masë më vete, nuk është e mjaftueshme për të siguruar nivelin e duhur të mbrojtjes: edhe nëse përdoren maskat, edhe nëse jo, është e nevojshme të respektohen maksimalisht rregullat e higjienës së duarve dhe distancimi fizik. Studimet serologjike do të përcaktojnë shtrirjen e vërtetë të infeksioneve asimptomatike".

Dokumenti gjithashtu specifikon se "maskat duhet të jenë të rezervuara për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe përdorimi i gjerë mund të krijojë mungesë të këtyre pajisjeve për ata që kanë më shumë nevojë për to. OBSH-ja vazhdon të monitorojë me kujdes çdo ndryshim që mund të ndikojë në këto indikacione të ndërmjetme. Në rast ndryshimesh, do të publikohet një përditësim i mëtejshëm". Sipas drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, "vendet mund të marrin në konsideratë përdorimin e maskave në komunitete ku masat e tjera, të tilla si larja e duarve ose distancimi social, janë më të vështira për shkak të mungesës së ujit ose sepse jetohet në hapësira të ngushta".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC