Shëndetësi

pri92020

Coronavirusi. Nevojitet kujdes në përdorimin e klorokinës. Ka ende shumë dyshime

Nga Qendra e Kontrollit për Sëmundjet (CDC) në SHBA deri te Ministria Franceze e Shëndetësisë, janë të shumta sinjalet për të treguar kujdes në lidhje me përdorimin e klorokinës, medikamentit antimalarik që është konsideruar premtues për efektet e tij të mundshme kundër Covid-19 dhe që tashmë, në disa raste, përdoret në mënyrë eksperimentale në mjedise spitalore.
Në fakt, ka ende shumë dyshime dhe deri më sot nuk ka të dhëna të sigurta në dispozicion, pasi studimet e ndryshme që po bëhen mbi këtë molekulë janë në zhvillim e sipër.

Sidoqoftë, Italia do të marrë në konsideratë mundësinë e prodhimit "të brendshëm" të medikamentit, duke përdorur Institutin Farmaceutik Ushtarak të Firences.
Ndërkohë, CDC-ja ka hequr nga faqja e saj të internetit një udhëzues për përdorimin e klorokinës i cili pretendonte se bari është "efektiv", për ta zëvendësuar atë me një version shumë më të butë që tregon vetëm se është "subjekt i testeve klinike". Në versionin origjinal, që është hequr më pas, CDC-ja ka raportuar gjithashtu disa doza të mundshme për terapinë, duke thënë se "ekzistojnë dëshmi anekdotike mbi efikasitetin".

Edhe Ministria Franceze e Shëndetësisë paralajmëron se deri më tani nuk ka "efekt statistikisht të rëndësishëm" në favor të këtij medikamenti.
Por edhe ekspertët italianë kërkojnë kujdes. Vetë virologu Roberto Burioni, i cili po kryen një studim të qelizave në laboratorin e virologjisë të Spitalit San Raffaele në Milano, thekson se klorokina duket se është në gjendje të bllokojë replikimin e virusit nëse përdoret para dhe pas infeksionit, por "derisa të përfundojnë studimet paraprake klinike, nuk ka prova të forta mbi efikasitetin e këtij medikamenti kundër Covid-19. Duhet të presim".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC