Shëndetësi

pri152020

Rezultatet e deritanishme të tocilizumabit, nga spitali i parë që e përdori në Itali

"Sa i përket tocilizumabit, duhet të tregojmë një optimizëm të kujdesshëm". Kështu ka thënë Paolo Ascierto, i pari që ka përdorur ilaçin e artritit reumatoid në trajtimin e pneumonisë intersticiale Covid-19. Presidenti i Fondacionit Melanoma dhe drejtor i Njësisë së Onkologjisë, Imunoterapisë së Kancerit dhe Terapive Novatore të Fondacionit Pascale, në Napoli, ka konfirmuar se bari ka dhënë rezultatet e para inkurajuese. Administrimi i barit, para emergjencës, ishte përdorur nga onkologët në imunoterapi...


- Doktor Ascierto, mbi çfarë bazash nisi eksperimentimi te pacientët e prekur nga Covid-19?

- Tocilizumabi është një bar i përdorur nga ne onkologët në imunoterapi dhe që vepron mbi inflamacionin e mushkërive. Prandaj, ishte ideja e ndarë me mjekët e Spitalit "Cotugno" dhe me studiuesit kinezë me të cilët Pascale ka bashkëpunuar prej vitesh, për ta eksperimentuar atë te pacientët me Covid-19.

 

- Si funksionon bari dhe çfarë analogjish ekzistojnë me trajtimin e patologjive të tjera që prekin sistemin imunitar?

- Tocilizumabi vepron aty ku ndodh "stuhia e citokinave", një gjendje tipike që vjen si rezultat i trajtimit me qelizat Car-T të përdorura për imunoterapitë onkologjike; kjo stuhi ndodh edhe në mushkëri pas infeksionit nga coronavirusi. Pra, stuhia e citokinave është një gjendje e përbashkët mes efekteve anësore të imunoterapisë dhe sëmundjes Covid-19.

 

- Cilat janë kriteret e administrimit dhe në cilat raste përdoret medikamenti?

- Kjo pjesë e eksperimentimit kryhet nga njësia eksperimentale klinike Pascale, e drejtuar nga doktor Franco Perrone. Pas miratimit të AIFA-s dhe Komitetit të Etikës Spallanzani, grupi i Perrones lëviz në një platformë IT, ku mblidhen të dhënat e të gjithë pacientëve të spitaleve italiane që do të trajtohen me medikamentin. Qendrat regjistrohen përmes internetit dhe mund të regjistrojnë pacientët që do të mjekohen në orët në vijim. Gjithashtu, përmes platformës, dërgohen porositë për medikamentin, të cilin, kompania farmaceutike që e prodhon, e dërgon direkt në farmacitë e qendrave spitalore.

 

- Mbi sa pacientë u përdor tocilizumabi?

- Brenda disa orësh, u regjistruan 330 pacientët e parë të eksperimentimit, megjithëse mbi dy mijë pacientë deri më tani janë trajtuar me këtë bar. Rezultatet shkencore do të komunikohen direkt nga AIFA, por ato do të zgjasin akoma disa javë. Ajo që mund të zbuloj është përshtypja ime për atë që kemi vërejtur në Kotunjo, ku pacientë të shumtë janë trajtuar me tocilizumab.

 

- Cilat janë të dhënat?

- Pas disa ditësh, katër pacientë dolën nga intubimi dhe pas dy javësh, njëmbëdhjetë u kthyen në shtëpi. Lajme ngushëlluese vijnë nga pjesë të ndryshme të Italisë: Kam lajme të shkëlqyera nga Padova, Fano, Modena, nga Sirakuza, nga San Raffaele në Milano, nga Kieti, nga Bazilikata. Po ecim përpara duke treguar optimizëm të kujdesshëm.


- Ditët e fundit mësuam se Instituti i Tumoreve në Napoli, merr pjesë në eksperimentimin klinik ndërkombëtar të koordinuar nga studiuesit kinezë për të provuar antiviralin Avigan: ç'mendoni për këtë bar, mbi të cilin bota shkencore është ndarë dhe në cilat raste do të eksperimentohet?

- Bëhet fjalë për një studim ndërkombëtar të koordinuar nga kinezët, në të cilin jemi thirrur të marrim pjesë së bashku me tetë qendra të tjera italiane. Eksperimentimi do të fillojë sapo AIFA të japë aprovimin. Deri atëherë, nuk mund të themi asgjë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC