qer222020
Bashkëjetesa me virusin është e mundur, nëse kujdesemi për rrugët e sipërme të frymëmarrjes
Pandemia ka sjellë në qendër të vëmendjes rrugët e sipërme të frymëmarrjes, që janë rrugët kryesore të hyrjes së coronavirusit. Për mbrojtjen nga ai, është folur në takimet e zhvilluara periodikisht live në platformat sociale të kompanisë Aboca, që janë pjesë e ciklit të takimeve "Aboca Health Talk". Në këto takime, marrin përgjigje pyetjet më të shpeshta të qytetarëve në lidhje me pandeminë Covid-19.
Parësor është shëndeti i gojës, fytit dhe hundës
Në takimin "Bashkëjetesa me virusin: rëndësia e traktit të sipërm respirator", foli mjeku Giuseppe Ventriglia (docent i Clinical Pharmacy) për të shpjeguar mbështetjen që mund të japin komplekset molekulare natyrale në kontekstin aktual shëndetësor. Ndërsa në të kaluarën përqendrimi ishte në mushkëri dhe bronke, tani përqendrimi është përsëri në traktin e sipërm respirator. Në fakt, këto janë rruga e hyrjes për coronavirusin, i cili, si të gjitha viruset e tjera përgjegjëse për ftohjet, kollën dhe dhimbjet e fytit, hyn nga hunda e fyti dhe për këtë arsye, duhet folur për rëndësinë e tyre.
Për shembull, hunda, përveçse për nuhatjen, është një organ themelor që shërben për të pastruar ajrin që thithim; goja dhe faringu, përveç funksioneve të dukshme, janë një strukturë limfatike shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye, një stacion i vërtetë roje për trupin tonë, në mbrojtje të mushkërive. Është e qartë se mbajtja e hundës, gojës dhe fytit të shëndetshme ka rëndësi parësore. Flitet shumë për një valë të dytë të mundshme të virusit në vjeshtë, një tezë e mbështetur nga një pjesë e madhe e komunitetit shkencor. Në këtë moment të tranzicionit veror, është thelbësor parandalimi, duke u kujdesur për traktin tonë respirator. Për këtë, pa diskutim ndihmojnë përdorimi i maskës, distancimi shoqëror, qëndrimi në ambient të hapur, në diell, në nxehtësi, duke marrë masat e duhura. Janë të domosdoshme sjellje të tilla si: shmangia e duhanpirjes, ruajtja e distancës sociale, shmangia e vendeve të nxehta me ajër shumë të thatë. Rekomandohet vaksinimi kundër gripit dhe më pas të ndihmohet organizmi me ushqimin e duhur dhe aktivitetin fizik.
Ndihmë nga integratorët dhe produktet natyrore
Në ndihmë mund të vijnë edhe produkte mjekësore, për shembull suplemente, shurupe, shpëlarës goje dhe kapsula me origjinë natyrore. Nga ana tjetër, duhet shmangur kur nuk është i nevojshëm, përdorimi masiv i substancave dezinfektuese antiseptike për larjen e gojës sepse mund të ndryshojnë ekuilibrin e mikrobiotës orale. Gjithashtu, mund të na ndihmojnë komplekset molekulare 100% natyrale. Parimi themelor, në të vërtetë, është që në mungesë të sëmundjeve, nuk ka kuptim të përdoren barna. Është e rëndësishme të kihet parasysh se këto komplekse molekulare natyrore janë studiuar me shumë kujdes sot dhe rrjedhin nga bimët, nga substanca që janë përdorur tradicionalisht në shekuj. Ajo që ka ndryshuar është se, duke u nisur nga këto përshkrime antike, sot ne jemi në gjendje të bëjmë studime shumë të thella.
Hapi i madh në fushën e produkteve natyrore ka qenë edhe veprimi me rigorozitet, duke përdorur të gjitha metodat e hulumtimit që shkenca ofron sot. Në veçanti, ndonjë prej këtyre komplekseve molekulare mund të na ndihmojë të përmirësojmë mbrojtjen nga coronavirusi. Ndër komplekset molekulare mund të kujtojmë polisakaridet, flavonoidet, rrëshirat, taninat që vijnë nga bimë që ne i njohim mirë si aloe, kamomili, mirra, ose hamamelis virginiana që e dimë se janë në gjendje të bashkëveprojnë me metabolizmin e sistemeve biologjike të organizmit tonë. Veprimi i tyre bëhet me një mekanizëm fiziologjik, jo farmakologjik. Këto substanca mund të jenë të dobishme për ne, për mekanizmat e tyre mbrojtës që ndihmojnë sistemin imunitar.