Shëndetësi

qer232020

Covid-19. Medikamenti i administruar në shtëpi, mund të reduktojë përgjigjen inflamatore

Sipas një studimi të botuar në "Clinical Immunology", Colchicine e administruar herët në shtëpi te pacientët me Covid-19 është e sigurt dhe efektive në ndalimin e përgjigjes inflamatore. Ky medikament përdoret zakonisht në përdhes, perikardit kronik dhe sëmundje autoinflamatore të karakterizuara nga ethet periodike. "Studimi u krye në mes të marsit, në kulm të pandemisë. Ne e administruam colchicine-n te nëntë pacientë në shtëpi, të cilët, me kalimin e ditëve, kishin treguar karakteristika klinike që sugjeronin një evolucion hiperinflamator", shpjegon në një deklaratë për shtyp Moreno Tresoldi (IRCCS San Raffaele në Milano), i cili ka koordinuar studimin.

Në rreth 30% të rasteve, pacientët përparojnë drejt formave më të rënda të sëmundjes, me një probabilitet të lartë që dispnea të zhvillohet me shpejtësi në insuficiencë respiratore dhe për këtë arsye, me nevojën e shtrimit në spital. Studiuesit administruan colchicine-n me një dozë fillestare të ndjekur nga një dozë mirëmbajtjeje pas të paktën pesë ditësh me temperaturë mbi 38°C dhe të nëntë pacientët e trajtuar në këtë mënyrë, brenda 72 orësh treguan ulje të temperaturës dhe zgjidhje të problemit të kollës. Vetëm një pacient pati nevojë të shtrohej në spital për të marrë mbështetje oksigjeni me fluks të ulët. Sipas ekspertëve, kalimi nga një fazë josimptomatike, në pneumoni hiperinflamatore te pacientët Covid-19, ndodh për shkak të aktivizimit nga virusi inflamator, një kompleks i proteinave të afta për të lëshuar citokina, të cilat shkaktojnë nga ana tjetër, ethet dhe dëmtimet e organeve. Për këtë arsye, në të gjithë botën administrohen terapi të ndryshme që synojnë bllokimin e kaskadës inflamatore.

"Në studimin tonë ne vendosëm të përdornim pikërisht colchicine-n për ndërveprimin e mundshëm të këtij bari me mekanizmat patogjenetikë të implikuar në Covid-19. Colchicina, në të vërtetë, funksionon duke bllokuar aktivizimin e inflamazomës, duke parandaluar akumulimin e tepërt të qelizave inflamatore në inde dhe, sipas disa studimeve, duke penguar hyrjen e virusit në qeliza", shprehet Emanuel Della Torre (San Raffaele), autor i punës.
Studiuesit theksojnë se do të jenë të nevojshme studime më të mëdha për të konfirmuar rezultatet e tyre, por duke qenë se colchicina është një medikament me kosto të ulët, që administrohet në rrugë orale dhe i disponueshëm kudo, është mirë që të përdoret në territor në mënyrë të shpejtë, për të shmangur përparimin në insuficiencën respiratore dhe duke reduktuar kështu barrën për spitalet.


Clinical Immunology 2020. Doi: 10.1016/j.clim.2020.108490
https://doi.org/10.1016/j.clim.2020.108490


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC