Shëndetësi

kor172020

Covid-19. Në Shqipëri ka shpërthime komunitare. Situata, në përkeqësim

Prof. dr. Tritan Shehu: Ka pak testime. Në dyshim, besueshmëria e tyre

Shifrat e të prekurve nga coronavirusi, janë në rritje çdo ditë. Tanimë ka shpërthime komunitare, gjë që e vështirëson gjurmueshmërinë epidemiologjike dhe situata është thuajse jashtë kontrollit. Prof. dr. Tritan Shehu ngre një sërë pikëpyetjesh në lidhje me këtë situatë. Sipas dr. Shehut dhe jo vetëm, Shqipëria është ndër vendet me numrin më të ulët të testimeve që kryhen në 24 orë, për të diagnostikuar personat e prekur nga Covid-19.
"Jemi vendi i fundit në Evropë sa i përket numrit të testimeve për 1 milion banorë, me 10617, kur Serbia ka 60050, Italia 100955 etj. Jemi vendi me pozitivitetin më të lartë të tyre, gjë që flet për numër të vogël problemesh metodike, që dëmtojnë kërkimin, për shembull, dje në Itali u bënë 56000 testime dhe dolën pozitivë rreth 100 vetë, ndërsa në Shqipëri, në 450 testime, pozitivë dolën 99!", shprehet prof. dr. Shehu.

Por, dr. Shehu, nuk ndalet vetëm në numrin e ulët të testimeve. Ai shkon më tej kur vë në dyshim edhe besueshmërinë e testeve që epidemiologët tanë kanë në dispozicion për të bërë gjurmueshmërinë e rasteve.

"Jemi vendi ku testimet bëhen vetëm nga një laborator për tamponin dhe ato imunologjike. Për më keq, laboratori nuk ka publikuar llojin e kiteve që përdor dhe karakteristikat e tyre. Zyrtarë të ndryshëm e deklarojnë besueshmërinë e këtyre testimeve shumë të ulët, rreth 70%, shifër kjo e hasur në kitet kineze, ndërsa ato perëndimore i kanë mbi 90 %", shprehet Shehu.

Nga ana tjetër, epidemiologët në Institutin e Shëndetit Publik po punojnë pa u ndalur që prej fillimit të pandemisë, duke bërë maksimumin për të gjurmuar rastet e prekura nga coronavirusi, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të përhapjes. Por, nëse nuk u mundësohen kitet e duhura, Ministria e Shëndetësisë më shumë se për çdo gjë, duhet të investojë për t'ua lehtësuar punën dhe jo të kundërtën.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC