Shëndetësi

kor312020

Silva Bino: Situata e Covid-19 në Tiranë jashtë kontrollit, por vazhdon hetimi epidemiologjik për ta frenuar sa më shumë, aty ku mundemi

Covid-19 po përhapet më së shumti në rrethe familjare, por nuk mbeten pas vendet e punës ku ka prani të madhe njerëzish në një ambient të mbyllur. Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, dr. Silva Bino, theksoi se këto janë vatrat kryesore ku po përhapet më së shumti coronavirusi.

"Janë infektuar kryesisht nëpër vendet e punës, si edhe në rrethe familjare dhe ndërmjet personave të një familjeje. Atje ku është ruajtur distanca dhe është mbajtur maska, nuk kemi gjetur transmetim", shpjegon dr. Silva Bino, e cila që prej shtatë muajsh është në krye të gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik.
Sipas Binos, në Tiranë situata është jashtë kontrollit për shkak të transmetimit komunitar.

"Duke pasur parasysh transmetueshmërinë e këtij virusi, ne vëmë re që kemi të bëjmë me një sëmundje që është më ngjitëse sesa mendohej në fillim, pra, nëse i referohemi fillimit të epidemisë. Nuk kemi të dhëna për ndryshime gjenetike apo mutacione që ta bëjnë virusin më të rrezikshëm apo më të rëndë. Është i dukshëm transmetimi komunitar në Tiranë, shumë më pak në të gjitha rrethet e tjera, por hetimi epidemiologjik duhet të kryhet gjithnjë. Pavarësisht se mund të kemi vatra të vogla familjare dhe transmetim në komunitet, duke kryer hetimin epidemiologjik, evidenton lidhjet midis tyre dhe përpiqesh ta ndalosh sa më shumë", shpjegon dr. Bino.

Sipas Binos, ky element duhet forcuar sa më shumë, në mënyrë që të mund ta kemi situatën në kontroll.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC