Shëndetësi

gus102020

Prof. dr. Tritan Shehu: Testet për Covid-19 në Shqipëri janë të dyshimta

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-kreu i Komisionit të Shëndetësisë në kuvend, prof. dr. Tritan Shehu ka hedhur dyshime në lidhje me testet që kryhen në vendin tonë. Në fakt, ka pasur disa raste kur pacienti është testuar për Covid-19 nëpërmjet tamponit dhe ka rezultuar negativ, por nga ana tjetër, klinika dhe skaneri kanë treguar se pacienti është Covid pozitiv dhe është shtruar për t'u trajtuar në shërbimin infektiv. Nga ana tjetër, nuk kanë munguar raste ku personi ka kryer testin serologjik në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT dhe ka rezultuar negativ, ndërkohë që në laborator jopublik ka rezultuar e kundërta.

"A përdoren materiale të pa certifikuara në testimin "zyrtar" serologjik, etj.? Fakti i mosmarrjes së asnjë përgjigjeje nga strukturat shtetërore për këto pyetje të ripërsëritura kur janë të detyruar të bëjnë publike edhe certifikatat e importit të aparaturave e të këtyre materialeve qoftë për testimin molekular, qoftë për atë serologjik, nuk të çon tjetërkund veçse të dyshosh. Akoma më shumë bëhet domosdoshmëri një përgjigje edhe për PCR mbas deklarimeve zyrtare për besueshmërinë deri në 70% të rezultateve të analizave me "tampon" në ISHP, gjë që është shumë larg besueshmërisë së metodave dhe pajisjeve perëndimore", shprehet prof. dr. Shehu.

Dyshimet e prof. Shehut shkojnë edhe më tej kur bëhet fjalë për pajisjet që përdoren në laboratorin e QSUT-së, ku sipas tij, ka mungesë transparence. Por, ndërkohë, ai e konsideron të vonuar dhe të cunguar lejimin e laboratorëve jo publikë për të kryer testime.

"Dhe kulmi arrin kur në mënyrën më antishkencore dhe antiprofesionale, dëmtuese e ndryshe nga "liberalizimi" i trumbetuar, laboratorëve serologjikë të vendit iu lejohet të bëjnë vetëm antitrupat  IgG e jo ato IgM apo IgA, një mister i errët ky.
Publiku tashmë duhet të kuptojë se bllokimi disa mujor edhe në vazhdim i laboratorëve në realizimin e aktivitetit të tyre normal profesional, në funksion të nevojave, ka shkaktuar dëme tragjike në ecurinë e epidemisë e shëndetit të njerëzve", thekson prof. Shehu.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC