Shëndetësi

sht292020

Epidemiologu Ilir Alimehmeti: Transmetimi i Covid-19 nga fëmijët te të rriturit është shumë i ulët

Me fillimin e vitit të ri shkollor, me dhjetëra mësues kanë rezultuar të prekur nga Covid-19. Kjo ka rritur frikën te prindërit se mos virusi infekton fëmijët dhe po kështu, ata e çojnë në shtëpi, duke infektuar të gjithë familjen.

Epidemiologu, dr. Ilir Alimehmeti, duke iu referuar një studimi të ECDC-së shpjegon se fëmijët që kanë rënë në kontakt me Covid-19, nuk kanë manifestuar simptoma të rënda. "Fëmijët e kalojnë shumë lehtë, pothuajse nuk manifestojnë simptoma, pra, janë asimptomatikë. Nga ana tjetër, transmetueshmëria nga fëmijët te të rriturit është shumë e ulët. Problem jemi ne të rriturit, pasi ne kemi transmetueshmëri të lartë me njëri-tjetrin", shprehet prof. dr. Ilir Alimehmeti.

Por në lidhje në situatën, epidemiologu thotë se në Shqipëri situata është e qëndrueshme. Ka pasur një rënie të numrit të rasteve të reja të infektuara, ndërkohë që është i qëndrueshëm numri të shtruarve në spitale.
Sipas dr. Alimehmetit, një person pozitiv me Covid mund të infektojë 48 orë pa iu shfaqur simptomat dhe deri në dy javë të tjera në vazhdimësi, kur është me simptoma.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC