Shëndetësi

nën92021

Italia nis protokollin e ri për menaxhimin e Covidit në shkolla. Me tre raste pozitive, karantinohet e gjithë klasa

Ministria e Arsimit në Itali u ka dërguar shkollave dokumentin me indikacionet e reja që parashikojnë nisjen e menjëhershme të karantinës, vetëm në bazë të një shpërthimi të vogël me tre raste pozitive në klasë. Masa të ndryshme janë parashikuar sipas grupmoshës së nxënësve dhe statusit të vaksinimit.

Antonello Gianelli, president i Shoqatës së Drejtuesve të Shkollave (ANP), vetëm  pjesërisht i kënaqur, është ndër të parët që ngriti kundërshtime: "Ne marrim parasysh mbështetjen operacionale të ofruar" për "kërkesat të cilat, ritheksojmë, nuk bien në prerogativat e drejtuesve të shkollës" dhe ministria "nuk mund të kufizohet në dhënien e indikacioneve, duke vijuar të jetë e pavetëdijshme për rëndesën e situatës".
"Drejtuesit shkollorë", shton ai, "vazhdojnë të garantojnë ushtrimin e të drejtës së studimit, ndonëse kanë në dispozicion burime njerëzore të pamjaftueshme në numër dhe, shpesh, edhe në përgatitje profesionale".

Protokolli parashikon masa - që janë përgjegjësi e autoritetit shëndetësor - të cilat ndryshojnë sipas grupmoshës së nxënësve dhe statusit të vaksinimit. Në prani të një rasti pozitiv, shokët e klasës do të bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur një test të quajtur "T0" dhe nëse rezultati është negativ, mund të kthehen në shkollë. Më tej, do të bëjnë një tjetër pas 5 ditësh.

Në situatën e dy rasteve pozitive, të vaksinuarit, ose të negativizuarit gjatë 6 muajve të fundit, do të kryejnë mbikëqyrjen me testim, ndërsa të pavaksinuarit do të vendosen në karantinë.

Në rastin e tre rasteve pozitive, do të futet në karantinë e gjithë klasa.

Një rast edhe më i ndryshëm është ai i shërbimeve të kujdesit për fëmijët: për të vegjlit parashikohet një test i menjëhershëm dhe një karantinë dhjetë ditore, në përfundim të së cilës do të duhet të bëjnë një test. Për mësuesit e tyre, vlerësimi është në dorë të autoriteteve shëndetësore, varet nga koha e kaluar në ambient dhe nga kontakti i drejtpërdrejtë me rastin pozitiv.

Drejtori e pezullon mësimin "në mënyrë të jashtëzakonshme dhe urgjente" në rast se autoritetet shëndetësore "nuk janë në gjendje të ndërhyjnë menjëherë", por do të veprojë në bazë të një sërë treguesish të paracaktuar, të diktuar nga qarkorja e posaçme.

Të dhënat mbi të vaksinuarit nuk janë në dispozicion të shkollës, "ndaj nuk trajtohen".

 

Burimi: tg24.sky.it


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC